Emri i Lëndës : Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
PRD 213-1 B 3 3 1 0 3.50 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Aftesia e kufizuar (AK) eshte bere objekt studimi nderdisiplinor ne fushen e shkencave sociale, me rendesi te vecante ne fushen e sociologjise. Perspektivat teorike ne fushen e AK kane marre ne analize aspektet historike dhe kulturore qe kane percaktuar domethenien e saj, me qellim qe te qartesojne se si percaktimet mbi AK kane cuar ne perjashtimin sistematik te personave me AK (PAK) nga shoqeria. Ky modul trajton aspekte historike, politike, kulturore, ekonomike dhe sociale te lidhura me AK qe nga paragjykimet me orgjine hyjnore apo fetare e deri tek polikat dhe praktikat eugjenike qe kane ndikuar menyren se si shoqeria u eshte pergjigjur kerkesave te PAK duke i izoluar ata brenda nje sistemi te segreguar institucionesh sociale. Perjashtimi social qe ju eshte bere PAK nuk eshte me nje sjellje e justifikueshme ne shoqerine njerezore sot dhe po konsiderohet shkelje e te drejtave te njeriut. Me hyrjen ne fuqi te Konventes se OKB Mbi te Drejtat e PAK, shoqeria angazhohet te ndryshoje se pari qendrimet ndaj PAK dhe te vleresoje aftesite qe PAK kane. Theksimi i aftesive u jep PAK mundesi te perdorin potencialin krijues ne te mire te vetes dhe te komunitetit ku jetojne, me mbeshtetjen e duhur nga shoqeria. Permes sherbimeve per PAK, shoqeria jo vetem qe duhet t’i aftesojne te arrijne te potencialin maksimal per jetese te pavarur, por edhe t’u krijojne kushte per pjesemarrje te plote ne shoqeri si qytetare me te drejta te plota. Moduli eshte ne perputje me objektivat e Deklarates se Lisbones per nje shoqeri gjitheperfshirese permes arsimit, me konventen OKB per PAK, dhe me Karten e Bolonjes mbi arsimin e larte.
Objektivat Lenda trajton gjeresit qendrimin e shoqerise ndaj arsimimit te PAK ne femijerine e hershme duke filluar me praktikat perjashtuese e deri tek politikat perfshirese dhe zhvillimore ne kohet e sotme. Ne kete lende, perspektivat teorike mbi aftesine e kufizuar (AK) do te analizohen ne menyre kritike per te kuptuar pikpamjet e ndryshme mbi Aftesine e Kufizuar dhe rolin qe ato kane luajtur ne pergjigjen qe shoqeria ka formuluar per arsimimin e Personave me Aftesi te Kufizuar (PAK). Kursi do t’u ofroje studenteve nje analize te teorive te AK dhe te barrierave sociale ne sferen edukative, ne menyre qe studentet ndergjegjesohen per zhdukjen e barrierave dhe te angazhohen ne ndermarrjen e ndryshimeve sociale qe u japin mundesi PAK te perfshihen ne shoqeri.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Psikologjia në fushën shkencore dhe aspektet edukative të arsimit special
2Hyrje ,modele të aftësisë së kufizuar. Debate rreth aftësisë së kufizuar.
3Strategjitë dhe politikat e miratuara për arsimin e fëmijve me nevoja të veçanta dhe konteksti shqiptar.
4Verbëria dhe paaftësia vizuale- Fokusimi në zhvillimin e fëmijës , aftësitë perceptuese dhe motorike dhe zhvillimit kognitiv duke përfshirë implikimet arsimore të këtij hulumtimi për nxënës dhe mësues
5Fëmijët me probleme të të dëgjuarit dhe përballja e tyre në mjedise shkollore dhe arsimore .
6Fëmijët me mangësi të zhvillimit motorik dhe psikomotor.
7Çfarë është Dyslexia ? Marrëdhënia e simptomës së disleksias me proceset e tjera të të lexuarit . Ndikimi i Dyslexia në mësim .
8Provim Gjysmëfinal
9Nxënësit me vështirësi në të nxënë, dhe paaftësia intelektuale. Perspektiva sociale psikologjike - vlerësimi , zbulimi i aftësisë së kufizuar të fshehur ose të mësuarit tek nxënësit me vështirësi në të nxënë.
10Rolet dhe përgjegjësitë e mësuesit, psikologut arsimor dhe personelit tjetër specialist - kontributet dhe tensionet e ushtrimit të këtyre detyrave.
11Diskutimi i përdorimit të hulumtimit psikologjik në studimin rreth nxënësve me nevoja të vecanta. Debate rreth gjithëpërfshirjes dhe përjashtimit social.
12Fëmijët me sindromën down, identifikimi dhe trajtimi i tyre.
13Perspektiva dhe realitete të edukimit të fëmijëve me nevoja të vecanta në Shqipëri.
14Baza ligjore për arsimin e fëmijëve me nevoja të vecanta
15Rishikim
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Nxënësit do të jenë të aftë të demonstrojnë njohuri të plota dhe një të kuptuar të thellë të karakteristikave të fëmijëve me nevoja të vecanta.
2Në mënyrë të veçantë , studentët do të jenë në gjendje që të angazhohen në një analizë të plotë të kërkimit specifik psikologjik në dy grupe me nevoja të veçanta arsimore .
3Të jenë në gjendje të rishikojnë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike punën kërkimore akademike në kuadër të disciplines së edukimit special dhe të japin argumente logjike dhe koherente në mbështetje të konkluzioneve .
4Të aplikojnë njohuritë e hulumtimit psikologjik në vlerësimin e metodave arsimore që përdoren për fëmijët me nevoja të vecanta.
5Të përfshihen në debate dhe diskutime rreth arsimit special dhe gjithëpërfshirës duke përfshirë rritjen e vetëdijes rreth cështjeve më të gjera arsimore dhe politike që kanë të bëjnë me arsimin e fëmijëve me nevoja të vecanta.
6Të përdorin njohuritë mbi metodologjitë kërkimore dhe statistikore për të analizuar dhe vlerësuar punën kërkimorenë kuadër të edukimit special.
7Të dallojnë midis llojeve të ndryshme të afëtsive të vecanta dhe të dinë ti shpjegojnë ato bazuar në parimin e ofrimit të shanseve të barabarta dhe të një arsimimi gjithëpërfshirës.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte110
Projekte semestrale115
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final55
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final45
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 224
Gjysmë finale 155
Provimi final 11010
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)