Emri i Lëndës : Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
PRD 213-1 B 3 3 1 0 3.50 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kursi jep një pasqyrë të përgjithshme të Arsimit Special. Koncepte të ndryshme themelore të përdorura në vend për të iu referuar arsimit special sqarohen, si dhe parimet e përdorura në praktikën e edukimit special mbulohen në detaje. Në kurs diskutohen gjerësisht shtresëzimet e personave me aftësi të vecanta dhe shkaqet e përbashkëta të cilat çojnë në aftësitë e kufizuara. Mënyra të ndryshme me të cilat mund të njihen dhe trajtohen nxënësit me nevoja të veçanta gjithashtu formojnë një pjesë të kursit. Përveç kësaj, në kurs trajtohen edhe kurrikula dhe nevojat mësimore të studentëve të talentuar. Moduli eshte ne perputje me objektivat e Deklarates se Lisbones per nje shoqeri gjitheperfshirese permes arsimit, me konventen OKB per PAK, dhe me Karten e Bolonjes mbi arsimin e larte.
Objektivat Përfundimi me sukses i këtij kursi do të përcaktohet nga sa mirë nxënësit demonstrojnë një kuptim të objektivave të kursit . Pas përfundimit të këtij kursi , studentët do të jenë në gjendje të : - të fitojnë njohuri për teoritë e ndryshimit dhe të zhvillimit që mbizotërojnë në shoqërinë shqiptare në funksion të tendencave të fundit në arsimin dhe zhvillimin kombëtar . - të kuptojnë dhe përftojnë një kuptim më të madh të koncepteve si arsimin gjithëpërfshirës , Integrim, Mainstreaming , Përjashtim Social, Njësi speciale të përkujdesjes për nxënësit me nevoja të vecanta dhe Plan i Individualizuar Edukativ( IEP-së ) . - të listojnë dhe të shpjegojnë parimet kryesore dhe dokumentet politike mbi Arsimin Special . - të identifikojnë nevojat e veçanta të fëmijëve dhe të zhvillojnë besim në to për të realizuar potencialet dhe aftësitë e tyre për të përmbushur zhvillimin kombëtar për sa i përket vetë atyre me dinjtet dhe në liri. - të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat për të kujdesur për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar në përgjithësi , dhe për të bërë përcaktime të veçanta në fushën njohëse, afektive dhe kognitive. - të pajisen me njohuri mbi teknikat e ndryshme të mësimdhënies dhe të vlerësimit gjithëpërfshirës - të projektojnë dhe zhvillojnë metoda për të mbështetur arsimimin e personave me aftësi të kufizuara
Programi i Lëndës
JavaTema
1Psikologjia në fushën shkencore dhe aspektet psikologjike në arsimin special
2Hyrje , modele të aftësisë së kufizuar ( mjekësore ' individual ' kundër modelit shoqëror ) , politika dhe debatet rreth aftësisë së kufizuar
3Neuropsikologjia, dhe psikologjia zhvillimore e fëmijve me aftësi të vecanta
4Strategjitë dhe politikat e miratuara për arsimin e fëmijve me nevoja të vecanta
5Verbëria dhe paaftësia vizuale- Fokusimi në zhvillimin e fëmijës , aftësitë perceptuese dhe motorike dhe zhvillimit kognitiv duke përfshirë implikimet arsimore të këtij hulumtimi për nxënës dhe mësues .
6Teoria e procesimit të informacionit duke përfshirë pyetjet e Molyneux, teorinë e perceptimit të objekteve dhe roli i imazheve
7Çfarë është Dyslexia ? Marrëdhënia e simptomës së disleksias me proceset e tjera të të lexuarit . Ndikimi i Dyslexia në mësim .
8Provim Gjysmëfinal
9Perspektiva sociale psikologjike - vlerësimi , zbulimi i aftësisë së kufizuar të fshehur ose të mësuarit tek nxënësit me vështirësi në të nxënë.
10Rolet dhe përgjegjësitë e mësuesit, psikologut arsimor dhe personelit tjetër specialist - kontributet dhe tensionet e ushtrimit të këtyre detyrave.
11Diskutimi i përdorimit të hulumtimit psikologjik në studimin rreth nxënësve me nevoja të vecanta. Debate rreth gjithëpërfshirjes dhe përjashtimit social.
12Përdorimi I hulumtimit psikologjik për tu fokusuar tek nxënësit me nevoja të vecanta
13Perspektiva dhe realitete të edukimit të fëmijëve me nevoja të vecanta në Shqipëri
14Fëmijët autikë dhe arsimimi I kësaj shtrese shoqërore
15Baza ligjore për arsimin e fëmijëve me nevoja të vecanta
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Nxënësit do të jenë të aftë të demonstrojnë njohuri të plota dhe një të kuptuar të thellë të karakteristikave të fëmijëve me nevoja të vecanta.
2Në mënyrë të veçantë , studentët do të jenë në gjendje që të angazhohen në një analizë të plotë të kërkimit specifik psikologjik në dy grupe me nevoja të veçanta arsimore .
3Të jenë në gjendje të rishikojnë dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike punën kërkimore akademike në kuadër të disciplines së edukimit special dhe të japin argumente logjike dhe koherente në mbështetje të konkluzioneve .
4Të aplikojnë njohuritë e hulumtimit psikologjik në vlerësimin e metodave arsimore që përdoren për fëmijët me nevoja të vecanta.
5Të përfshihen në debate dhe diskutime rreth arsimit special dhe gjithëpërfshirës duke përfshirë rritjen e vetëdijes rreth cështjeve më të gjera arsimore dhe politike që kanë të bëjnë me arsimin e fëmijëve me nevoja të vecanta.
6Të përdorin njohuritë mbi metodologjitë kërkimore dhe statistikore për të analizuar dhe vlerësuar punën kërkimorenë kuadër të edukimit special.
7Të dallojnë midis llojeve të ndryshme të afëtsive të vecanta dhe të dinë ti shpjegojnë ato bazuar në parimin e ofrimit të shanseve të barabarta dhe të një arsimimi gjithëpërfshirës.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize00
Projekte220
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 224
Gjysmë finale 155
Provimi final 11010
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)