Emri i Lëndës : Teoritë dhe Teknikat e Këshillimit
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
PSD 413-1 B 1 3 1 0 3.50 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Ky kurs është i dizajnuar për të ndihmuar studentët të mësojnë sistemet kryesore teorike të këshillimit me një theks të veçantë në mënyrën se si klientët ndryshojnë nëpërmjet terapisë dhe sesi të konceptualizojnë shqetësimet që shfaqin klientët të paraqitur nga pikëpamja teorike. Çështjet që lidhen me zbatimin e teorisë në praktikë, sidomos ato që lidhen me diversitetin individual/kulturor do të adresohen dhe do të theksohen në këtë kurs.
Objektivat Studentët të cilët e përfundojnë këtë kurs me sukses do të: • kuptojnë konstruktet themelore dhe konceptet e teorive të mëdha këshillimore; • njihen me historinë e ideve dhe sistemeve aktuale të mendimit rreth psikoterapisë dhe mekanizmave të ndryshimit në përputhje me traditat e praktikës së këshillimit perëndimor dhe filozofisë; • kuptojnë paragjykimet kulturore dhe kufizimet e teorive të ndryshme të aplikuara në popullatat e nënpërfaqësuara në një shoqëri multikulturore; • të jenë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë kritike teoritë kryesore të këshillimit dhe t'i zbatojnë në një mënyrë të përshtatshme kulturore; • të zhvillojnë dhe zgjerojnë vetëdijen personale multikulturore dhe të kuptojnë këshillimin
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në teoritë dhe teknikat e këshillimit: - Njohja e studentëve me kursin - Prezantimi i silabusit të lëndës - Konsultime me studentët
2Kultura dhe këshillimi profesional: - Ndikimet e kulturës në procesin e këshillimit - Etika në këshillimin profesional - Perspektivat kulturore në teoritë dhe teknikat e këshillimit - Konkluzione
3Rrymat dhe sfidat e këshillimit: - Dinamikat e ndryshme të teknikave të këshillimit - Rrymat e ndryshme të procesit të këshillimit - Kontributi i teorive në rrymat e këshillimit - Konkluzione
4Psikanaliza dhe qasjet neoanalitike: - Cfarë është qasja psikanalitike? - Cfarë është qasja neoanalitike? - Cfarë është marrëdhënia terapeutike nga perspektiva psikanalitike? - Cilat janë teknikat që përdoren në qasjet psikanalitike? - Konkluzione
5Terapia Gestalte, ekzistenciale dhe me në qendër klientin: - Cilat janë teknikat që përdoren në terapinë me në qendër klientin? - Si përdoret terapia ekzistenciale në këshillim? - Cili është kontributi i terapisë geshtalte në këshillim? - Konkluzione
6Terapia njohëse e sjelljes: - Cfarë është terapia e sjelljes? - Cilat janë komponentët e kësaj terapie? - Cilat janë avantazhet dhe dezavantazhet e kësaj terapie? - Cilat janë aplikimet klinike të kësaj terapie? - Konkluzione
7Terapia e sjelljes racionale emotive: - Cila është filozofia e kësaj terapie dhe si aplikohet ajo në këshillim? - Cilat janë komponentët e kësaj terapie? - Cfarë është teknika ABC e përdorur në këtë terapi?
8Provimi gjysmefinal
9Terapia e sistemeve të familjes: - Cfarë është perspektiva e sistemeve të familjes? - Cfarë është terapia Adleriane e familjes? - Cfarë është terapia multigjeneracionale? - Cfarë është terapia strukturale e familjes? - Cfarë është terapia strategjike e familjes? - Cilat janë cështjet e tjera në terapinë familjare?
10Terapia e realitetit: - Cfarë është filozofia e terapisë së realitetit? - Cilat janë tipet e përgjithshme të personalitetit në këtë terapi? - Cilat janë qëllimet kryesore dhe teknikat e kësaj terapie? - Konkluzione
11Terapia konstruktive personale e Kellit: - Cila është historia e kësaj terapie? - Cilat janë strategjitë e ndërhyrjes? - Cilat janë elementët e kësaj teorie? - Cila është matja e kësaj terapie?
12Ndërgjegjja dhe këshillimi: - Si përdoret ndërgjegjja në këshillim? - Si të përdorim ndërgjegjjen në këshillim nga një perspektivë teorike? - Cilat janë dinamikat e ndërgjegjjes? - Si e përdorin klientët ndërgjegjjen në terapi? - Konkluzione
13Marrja e informacionit dhe diagnostikimi në këshillim: - Cfarë është marrja e informacionit? - Cili është qëllimi i këtij procesi? - Si mblidhet ky informacion nga klienti? - Cilat janë mënyrat e mbledhjes së këtij informacioni? - Pse përdoret diagnoza? - Cfarë është procesi i diagnostikimit? - Konkluzione
14Teknikat dhe teoritë multikulturale në këshillim: - Cfarë janë teoritë multikulturale? - Cilat janë nivelet e këtyre teorive? - Cili është fokusi i teorive multikulturale? - Cili është kontributi i teorive multikulturale në këshillim? - Konkluzione
15Kritikat mbi teoritë dhe teknikat e këshillimit: - Mendimet kritike mbi teoritë e ndryshme të këshillimit - Vlerësimi i teknikave të ndryshme në këshillim - Implikimet e ardhshme mbi teoritë dhe teknikat e këshillimit - Përmbledhje e kursit
16Provimi Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Në fund të këtij kursi, studentët do të jenë të aftë : Të përkufizojnë teoritë dhe teknikat e këshillimit
2Të shpjegojnë ndryshimet dhe ngjashmëritë midis teorive.
3Të vlerësojnë kritikat e teorive dhe teknikave të këshillimit
4Të shpjegojnë fuqitë dhe dobësitë e teorive.
5Të vlerësojë teoritë si një njësi e tërë.
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale115
Kuize00
Projekte345
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 15
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final65
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final35
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 326
Gjysmë finale 11414
Provimi final 11414
Të tjera 11616
Ngarkesa totale e orëve 156
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6.24
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)