Përgjegjësi i Departamentit

Dr. Arti Omeri u diplomua në vitin 2008, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani dhe mori titullin Dr. në Shkenca Sociale, Profili Pedagogji, Universiteti Europian i Tiranës në vitin 2018. Nga viti 2012 z. Omeri është angazhuar në pozicionin e lektorit me kohë të plotë në Kolegjin Universitar Bedër dhe që nga Shkurti 2018 e në vijim ai mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Edukimit pranë këtij institucioni. Për 6 vite z. Omeri ka lektruar si titullar i lëndëve të tilla si Hyrje në Gjuhësi, Gjuhësi e Aplikuar, Sociolinguistikë, Variante të Anglishtes, Aftësi Komunikimi, Teori dhe Qasje të Mësimit të Gjuhës Angleze, Menaxhimi i Klasës si dhe Planifikimi dhe Vlerësimi në Kolegjin Universitar Bedër. Z. Omeri gjithashtu gjatë këtyre viteve ka lektruar si lektor me kohë të pjesshme edhe në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan

Z. Omeri është përfshirë në hulumtime në fushën e kulturës dhe atë të arsimit për shtatë vite me radhë. Ai ka kontribuar  me shumë punime shkencore mbi çështje të tilla siç është arsimi shumëkulturor. Intersat kërkimore të z. Omeri publikimet dhe kontributet e tij shkencor fokusohen në fushën e Shkencave të Edukimit si dhe Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.