Workshop - Eksperienca si Studente Ndёrkombёtare – Avantazhet dhe Disavantazhet - Aurora Guxholli, MSc.

Nё serinё e Workshopeve tё Departamentit tё Shkencave tё Edukimit tё kёsaj jave ishte e ftuar znj. Aurora Guxholli. Znj. Guxholli ndau tё gjithё eksperiencёn e saj si studente ndёrkombёtare nё vende tё ndryshme tё botёs ku ka studiuar me bursё tё plotё. Ajo u ndal nё rёndёsinё qё ka vendosmёria e studentёve dhe motivacioni pёr tё aplikuar vazhdimisht pёr bursa studentore. Gjate workshopit studentёt pjesёmarrёs shfaqёn shumё interes dhe workshop-i mori njё karakter interaktiv duke shkёmbyer pyetje dhe pёrgjigje mbi mёnyrat e aplikimit pёr bursa studimi, adaptimi me njё kulturё tё re, vёshtirёsitё qё hasin studentёt e huaj dhe avantazhet qё ata kanё kur kthehen nё vendin e tyre.