Workshopi Sfidat e Psikologeve Klinike ne Shqiperi

Ditën e Shtunë datë 23.01.2016 pranë ambjenteve të Universitetit Bedër, Studentët  e Masterit shkencor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe njëkohësisht anëtarë të klubit “Psikologët e Rinj” organizuan një workshop në lidhje me sfidat që një psikolog has në Shqipëri. Në këtë workshop morën pjesë studentë të masterit në programin Psikologji klinike të Universitetit të Shkodrës dhe Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë. Në këtë workshop u përfshinë çështje të rënditura më poshtë:

1.       Sfidat e Psikologut klinik në Shqipëri

2.       Informacion mbi kurrikulat. Cilat janë përshtypjet tuaja , çfarë është prezente dhe cfarë mungon?

3.       Probleme me internship. Çfarë keni hasur gjatë eksperiencave tuaja? Si mendoni se mund të zgjidhet problematika e internship-eve?

4.       Cilat mund të jenë disa projekte që mund ta bëjnë figuren e psikologut të besueshëm?

5.       Çfarë lloj trajnimesh mund të ofrojnë institucionet? Cilat janë disa nga kurrikulat që mund të përfshihen?

6.       Organizimi i praktikave gjatë programit të masterit

7.       Çështjet e këshillimit personal të psikologëve.