Leksion i hapur: “Aplikime digjitale në shkencat humane në Shqipëri”

Departamenti i Shkencave Kompjuterike zhvilloi një leksion të hapur me temë: “Aplikime digjitale në shkencat humane në Shqipëri”.

I ftuar ishte Prof. Assoc. Konstantinos Giakoumis, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane Dhe Komunikimit Gjuhësor në Kolegjin Universitar “Logos”.

Prof. Giakoumis vuri në dukje rolin e veçantë që luajnë zhvillimet teknologjike për të lehtësuar kërkimet në fushat e humaniteteteve.

Ai u ndal edhe te mundësitë, që u ofron teknologjia studiuesve përmes aplikimit të qasjeve digjitale.

“Studiuesit mund t’u përgjigjen pikëpyetjeve të ndryshme në lidhje me rindërtimin e të shkuarës së një vendi, siç ishte rasti i ndërtimit të veshjes së Vojsava Tribaldës, nënës së Skënderbeut apo rrugëtimi virtual në Kalanë e Krujës”, u shpreh Prof. Giakoumis.

Studentët dhe stafi u njohën me procesin dhe rezultatin e disa aplikimeve digjitale në shkencat humane në Shqipëri.