Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Barit, "Aldo Moro"

Në kuadër të zgjerimit të marrëveshjeve ndërinstitucionale, Shkolla e lartë "Hëna e Plotë" Bedër, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Barit, Aldo Moro.

Kjo marrëveshje u firmos nga Rektori i Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Rektori i Universitetit Aldo Moro, Prof. Dr. Antonio Felice Uricchi.

Kështu të dy institucionet bien dakort në:

· Shkëmbim të stafit akademik

· Shkëmbim studentësh në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve

· Organizimin e përbashkët të kërkimeve shkencore dhe publikimeve

· Organizimin e përbashkët të konferencave shkencore dhe seminare akademike

Gjatë vizitës 3 ditore të zhvilluar në Tiranë, delegacioni i universitetit të Barit  me në krye rektorin, Prof. Dr. Antonio Felice Uricchio, zhvilluan gjithashtu disa aktivitete me studentët e Bedër, përmendim këtu panelin e diskutimit me temë: “Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizmi në Glokalizëm”, bashkëbisedimin e hapur me studentët si dhe një takim dypalësh me stafin pedagogjik të Departamentit të Drejtësisë në Bedër.