Arrihet memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën AIESEC Albania dhe Agjencinë e Punësimit ERCA

Kolegji Universitar Bedër, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me institucione të ndryshme, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën AIESEC Albania dhe Agjencinë e Punësimit ERCA.

Marrëveshja me Shoqatën AIESEC fokusohet në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim angazhimin e studentëve në shoqëri. AIESEC Albania do të ofrojë ndihmën e saj për aktivitetet e klubeve studentore, si dhe për zhvillimin e praktikave profesionale dhe vullnetare për studentët e Bedër.

Ndërkohë marrëveshja me Agjencinë e Punësimit ERCA fokusohet në planifikimin dhe zhvillimin e karrierës së studentëve dhe të diplomuarve tanë. ERCA do të mbështesë të sapodiplomuarit për tu punësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.