Bedër dënon ashpër aktet e terrorit në Paris

Universiteti Bedër dënon ashpër aktet e terrorit në Paris, ku humbën jetën dhjetra qytetarë të pafajshëm. Akte të tilla nuk mund të fshihen nën ombrellën e asnjë lloj besimi fetar, por janë sjellje terroriste dhe dashakeqe që synojnë destabilizimin e jo vetëm perëndimit, por të mbarë botës. Asnjë veprim që cënon jetën, dinjitetin, apo sigurinë e çdokujt nuk mund të justifikojë këto lloj aktesh çnjerëzore. 

I gjithë stafi bashkë me studentët e Universitetit Beder solidarizohen dhe ndajnë dhimbjen me popullin francez dhe familjet e viktimave në tejkalimin e këtyre momenteve  të vështira.