Drejtuesit e “Bedër” vizitë pune në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës

 
Drejtues të Universitetit Universiteti Hëna e Plotë Bedër zhvilluan një vizitë pune në Universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës. Delgacioni kryhesohej nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana, ndërsa pjesëe tij ishin Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit  Dr. Ahmet Ecirli si  dhe Sekratari i përgjithshëm Fatih Bagci.  Gjatë vizitës, drejtuesit e  Universitetit Hëna e Plotë Bedër u pritën nga rektrori i Universitetit "Eqrem Çabej", Prof.asoc.dr  Gëzim Sala dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Profesor Sala  i uroi mirëseardhjen drejtuesve të Bedër dhe u shpreh se ky takim është një hap I mirë në drejtim të thellimit të marrëdhënieve mes dy institucioneve.
 
Gjatë takimit u fol për fushat e bashkëpunimit mes dy universiteteve dhe projektet konkrete. Të dyja palët , ranë dakord që të fillojnë me programet konkrete të bashkëpunimit. Dr. Gjana i propozoi homologut të tij, nga Gjirokastra organizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor dhe më konkretisht, organizimin e një  konferencave në fushën e edukimit dhe fusha të tjera më interest ë përbashkët. Në takim të dy palët ndanë pikëpamje në lidhje me reformën në fushën e arsimit universitar si dhe fokusimin në rritjen e cilësisë së universiteteve shqiptare.