Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me British Council

Rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtoresha kombëtare e British Council Albania, Aida Berxholi firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit institucional gjatë një takimi 2-palësh të zhvilluar në ambjentet e universitetit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje Bedër merr përsipër në kapacitetin e Qendrës së Regjistrimit të British Council për IELTS, promovimin, regjistrimin dhe ofrimin e ambienteve për testim dhe mësimdhënie për testet e IETLS si dhe teste dhe shërbime të tjera të ofruara nga British Council Albania.  

Institucionet do të bashkëpunojnë për përzgjedhjen e mësuesëvë të gjuhës angleze, vëzhguesëve e vlerësuesëvë në përputhje me standartet e kërkuara për IETLS, të cilët do të trajnohen nga British Council.