Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Della Calabria, Itali

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale Universiteti Bedër dhe Universiteti Della Calabria në Itali nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor.

Sipas kësaj marrëveshje të dy institucionet e arsimit të lartë ranë dakort në shkëmbimin e stafit akademik dhe shkencor si dhe shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme studimore.

Gjatë një vizite që përfaqësuesit e “Della Calabria” zhvilluan në ambientet e Universiteti Bedër të dyja palët shprehën vullnetin për të vënë në jetë, sa më shpejt që të jetë e mundur thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve. Gjë që konsiston në shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit që ofron marrëveshja në fushat me interes të ndërsjelltë.