Gjyqi imitues i studentëve të drejtësisë

Klubi studentor “Beder Law Academy” në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë në Universitetin Bedër, zhvilluan për të katërtin vit radhazi Gjyqin Imitues ku studentët e vitit të parë dhe të dytë improvizuan një proces të rregullt gjyqësor.

Kazusi i marrë në shqyrtim nga studentët trajtonte një aksident rrugor të ndodhur në rrethrrotullimin e doganës nga ku kishte mbetur i plagosur një kalimtar i rastit. Pas kësaj ai ishte dërguar në spital ku dhe kishte marrë ndihmën e parë. Më pas ai denoncon palën tjetër dhe kërkon dëmshpërblimin përkatës.

Prokurorja ishte e qëndrimit se fajtori në këtë rast ishte drejtuesja e automjetit e cila nga shpejtësia e lartë nuk kishte mundur ta shmangte përplasjen. Nga ana tjetër pala mbrojtëse e kundërshtonte këtë duke vënë në dukje se ishte pakujdesia e viktimës që kalon rrugën në një vend ku mungonin vijat e bardha.

Ishin dëshmitarët dhe ekspertimi autoteknik që i dhanë dritë kësaj ngjarjeje duke nxjerrë në pah se automjeti në fjalë po ecte komfort tabelave rrugore që diktojnë shpejtësinë në aksin në fjalë dhe se fajtori në këtë aksident ishte kalimtari.

Si pasojë gjykata vendosi të shpallë të pafajshme drejtuesen e automjetit.

Ky aktivitet i kthyer tashmë në një traditë  për studetnët e këtij deartamenti, u zhvillua në prani të një numri të konsiderueshëm studentësh dhe pedagogësh.