Konferenca e 4-rt ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit

Shkolla e Lartë Hëna e Plotë “Bedër” do të organizojë për të 4-tën herë radhazi konferencën ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit “ICES”. Kjo konferencë do ti zhvillojë punimet në datat 24 – 25 Prill 2015 në ambientet e Bedër.

“ICES” është një konferencë ndërdisiplinore që ka për qëllim të sjellë së bashku studiues dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë përvojat e tyre dhe të punës kërkimore si dhe të diskutojnë sfidat e  hasura dhe zgjidhjet e mundshme në fushën e edukimit.

Ndër temat që do trajtohen në ambjentet e Bedër gjatë punimeve të konferencës përmendim: Projektet ndërkombëtare në arsim, çështjet dhe problematikat e përgjithshme, pedagogjia kurrikula dhe udhëzimi, arsimi i lartë, shkencat sociale, teknologjitë e komunikimit dhe informacionit etj.