Konferenca e parë ndërkombëtare në studimet e medias dhe komunikimit

Shkolla e Lartë Hëna e Plotë “Bedër” do të organizojë për herë të parë konferencën ndërkombëtare në Studimet e Medias dhe Komunikimit “ICCMS” me temë: “Industria e Medias, Trendet, Dinamikat dhe Sfidat” në datat 26 – 27 Mars 2015.

“ICCMS ka për qëllim të sjellë së bashku shkencëtarë, akademike dhe studiues nga universitete, qendra kërkimore dhe vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer dhe ndarë përvojat e tyre në studimet e medias dhe të komunikimit.

Temat që do të referehen në këtë konferencë përfshijnë ndarjen e informacionit mbi kërkimin shkencor, teknologjitë e komunikimit, median sociale, fushën e marketingut, barrierat e komunikimit, menaxhimin e medias dhe ekonomia si faktor ndikues, komunikimin politik etj.

Kjo konferencë organizohet nga Shkolla e lartë Hëna e Plotë “Bedër” në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin Ipek në Ankara, Turqi, Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, Kosovë dhe Unionin të Gazetarëve të Shqipërisë në Tiranë, Shqipëri.