Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Britanik

Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri, duke hedhur kështu hapat e parë në rrugën e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Kjo marrëveshje u realizua në kuadër të kooperimit të përbashkët në fushën e edukimit nëpërmjet Aptis, instrument inovativ anglez nga Këshilli Britanik.

Gjatë takimit dy palësh Drejtoresha e Përgjithshme e Këshillit Britanik, znj.Aida Berxholi përgëzoi Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) për arritjen e deritanishme të këtij institucioni. Ajo u ndal gjithashtu në cilësinë e lartë të studentëve tanë duke u shprehur entuziaste për një nivel të tillë studentësh.

Njëkohësisht ajo shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me një universitet që jo vetëm i përmbahet denjësisht misionit të tij, por që gjithashtu kontribuon në shoqëri.

Nga ana tjetër përfaqësues të Universitetit Bedër shprehën kënaqësinë e arritjes së kësaj marrëveshjeje. Duke theksuar se universiteti do të vazhdojë të investojë, jo vetëm në rritjen e cilësisë së studentëve në të gjitha departamentet që ata studiojnë, por edhe në qasjen e tyre me tregun e punës.

Në Shqipëri Këshilli Britanik fokusohet në edukim, gjuhë angleze, art, projekte, aktiviteteve dhe konferenca të ndryshme.