Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”

Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) dhe ai i Gjirokastrës, “Eqerem Çabej”, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe atë shkencore.
 
Në ceremoninë e nënshkrimit që u realizua në ambjentet e Universitetit Bedër, të dyja palët shprehën kënaqësinë për këtë hap bashkëpunimi mes dy institucioneve në fusha me interes të përbashkët. 
 
Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana gjatë fjalës së tij vuri në dukje arritjet e deritanishme të institucionit që ai drejton dhe njëkohësisht shpalosi një përshkrim të përgjithshëm të misionit, projekteve të realizuara, dhe  objektivave që ka  universiteti.
 
Më pas rektori i Universitetit Eqerem Çabej Prof.asoc.dr  Gëzim Sala, nga ana e tij pasi falenderoi rektorin  e Bedër u ndal në mundësitë e bashkëpunimit mes dy universiteteve. Ai  theksoi përpjekjen e vazhdueshme që  Universiteti Gjirokastrës bën për ti realizuar objektivat në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Pas nënshkrimit, palët shprehën edhe një herë vullnetin për të vënë në jetë, sa më shpejt që të jetë e mundur këtë marrëveshje.