Memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Qarkut Gjirokastër

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale Kolegji Universitar Bedër dhe Bashkia e Qarkut Gjirokastër, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shërbimit social.

Kështu, të dy institucionet bashkëpunuese bien dakort në zhvillimin e trajnimeve të ndryshme të stafit, zhvillimin e praktikave mësimore të studentëve si dhe shkëmbime të eksperiencave në fusha dhe aspekte të ndryshme sipas nevojave përkatëse.

Marrëveshja u firmos gjatë vizitës që delegacioni i Bashkisë Gjirokastër me në krye znj. Zamira Rami zhvilloi në ambientet e Bedër, ku u prit nga Rektori Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit.