Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Bedër dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë

Universiteti Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Romës “Tor Vergata” në fushën e Drejtësisë, Teologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit.

Kështu, sipas marrëveshjes të dyja palët bien dakort në:

1-      Shkëmbimin e ekspertëve në fushat përkatëse

2-      Shkëmbimin e informacionit, dokumentacionit si dhe publikimeve shkencore

3-      Zhvillimin e seminareve në fushat që përfshin marrëveshja

4-      Shkëmbimin e pedagogëve në peridha të shkurtra mësimdhënieje

5-      Shkëmbimin e studentëve

Ky memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të jetë i vlefshëm për 5 vitet në vijim.