Qasjet inovative në shkencat e edukimit dhe ato sociale në shekullin e 21

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, organizon Konferencën e 5-të Ndërkombëtare me temë: “Qasjet inovative në shkencat e edukimit dhe ato sociale në shekullin e 21”.

Ashtu si çdo vit tjetër edhe ky edicion i konferencës mbledh sëbashku akademikë, studiues, kërkues shkencorë, studentë të sapodiplomuar etj, me synimin për të ndarë sëbashku eksperiencat nga problematikat e përditshme dhe zgjidhjet e mundshme në çdo rast rreth temës së lartëpërmendur.

Konferenca zhvillohet në datat 30 – 31 Mars 2017, në ambientet e institucionit.

Ju mirëpresim!