Rektori i Bedër takon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Rektori i Universitetit Bedër Dr.Ferdinand Gjana zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Tiranës ku u prit nga Kreybashkiaku Z Erion Veliaj.

Në takimin e zhvilluar, Dr.Gjana i uroi suksese dhe mbarësi  Z.Veliaj në postin e ri. Ndër të tjera ai u shpreh se përgjegjësia dhe sfidat në qytetin e Tiranës janë të shumta por me vullnetin e duhur suksesi në të dobi të qytetarëve të Tiranës është vetëm një hap larg.

Nga ana e tij,kryebashkiaku Veliaj vlerësoi ecurinë e deritanishme të Universitetit Bedër, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Bashkëbisedimi vazhdoi më tej ku u diskutuan hapësirat e bashkëpunimit me interes të përbashkët nga të dy institucionet. Dr.Gjana shprehu gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për të kontribuar në projekte të ndryshme në fushën e edukimit, kulturës dhe zhvillimit të mëtejshëm të kryeqytetit.