Renditja e Webometrics, Bedër një ndër 5 më të mirët në Shqipëri

Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në rankimin e fundit nga “Webometrics Ranking of World Universities" (Renditja e Universiteteve Botërore Webometric) vlerësohet si universiteti i 5-të më i mirë në Shqipëri.

Cybermetrics Lab, një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë organizon çdo 6 muaj renditjen e Universiteteve botërore Webometrics, në të cilën marrin pjesë rreth 20 mijë institucione të arsimit të lartë.

Kjo renditje përcaktohet bazuar në një metodologji që merr parasysh aktivitetin e universiteteve përmes punimeve shkencore të publikuara në Google Scholar, artikujt e publikuar në revistat shkencore me impakt faktori si dhe popullaritetin e prezencës online.

Renditja si universiteti i 5-të më i mirë, dhe universiteti i 2-të jo publik më i vlerësuar në Shqipëri për gjashtë mujorin e parë të këtij viti akademik shpreh qartë angazhimin dhe vizionin që ka Universiteti Bedër në fushën e arsimit të lartë.

Duke qenë se Bedër ka shënuar ngritjen më të madhe krahasuar me institucionet e tjera universitare të përfshira në rankimin e organizuar nga Webometrics, është për tu vlerësuar puna dhe  përkushtimi i stafit për të çuar përpara vlerat që ky institucion promovon.

Për më tepër info klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.webometrics.info/en/Europe/Albania