Revista Shkencore, BJES, klasifikohet në indeksimin online, DOAJ (Direction of Open Access Journal).

Revista shkencore, BJES, (Beder Scientific Journal of Education Sciences) me ISSN 2310-5402 (Online) ISSN 2306-0557 (Print), e ofruar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Bedër, u klasifikua në indeksimin online, DOAJ (Direction of Open Access Journal).

Nëpërmjet këtij indeksimi, BJES është vlerësuar për kontributin në cilësi dhe inovacionin e artikujve të botuar,  të cilat janë elemetë të rëndësishëm në shkencat sociale.  

DOAJ, është qendër online e cila mundëson indeksime, akses të nivelit të lartë si dhe aksese të hapura të revistave me bord editorial.