Shpallen fituesit e konkursit "Youth Creative English Essay Contest"

Universiteti Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin “Youth Creative English Essay Contest”. Konkurs ky i organizuar për të 2-tën herë në bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të vendit tonë.

Në ceremoninë e sotme ishin të pranishëm mësues, organizatorë të konkursit, familjarë të nxënësve pjesëmarrës, përfaqësues të Këshillit Britanik si dhe një numër i konsiderueshëm nxënësish nga shkolla të ndryshme.

Në fjalën e saj përshëndetëse përfaqësuesja e Këshillit Britanik në Shqipëri Dardana Shahini vlerësoi nisma  të tilla si mjaft të vlefshme dhe të domosdoshme në formimin profesional të studentëve si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e konsiderueshme për të dytën herë në këtë konkurs.

Ndërsa Rektori i Universitetit Bedër z. Ferdinad Gjana pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve u ndal në aktualitetin dhe domosdoshmërinë e tregut për gjuhën angleze si dhe në rëndësinë që ka ajo në karrierën e ardhshme të çdo studenti.

Aktiviteti vazhdoi më tej me ndarjen e çmimeve për nxënësit fitues. Kështu çmimi i parë i dytë dhe i tretë shkoi përkatësisht për nxënësit Kevin Albajrami, Kamila Hasanbega dhe Desada Kurti të cilët fituan nga një tabletë (iPad) 10,8 dhe 7 (inch). Ndërsa Enes Kristo, Alda Marku, Kejdi Gani, Norgen Muka, Robert Leka, Desara Gora, Rodrig Naska, Renti Rexho, Xheni Dashi, Suela Derivshi, Flonja Akshija, Steisi Makashi, Xhoxhina Facja, Denada Haka, Elior Fureraj, Arbi Elezi, Anxhela Ngjeliu arritën të renditen në 20 esetë e para të përzgjedhura të cilët u pajisën me çertifikata