Studentët e drejtësisë përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin JESSUP në Washington, SHBA

 
 
Një ekip studentësh nga Departamenti i Drejtësisë në Universitetin "Hëna e Plotë" (Bedër) fituan të drejtën për të marrë pjesë në një nga konkurset ndërkombëtare më prestigjoze në fushën e drejtësisë. Ekipi i përbërë nga studentët  Anisa Kolgjini, Ermira Skreta, Emsal Ajredini dhe Armando Sina  do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën finale të konkursit "Jessup" që zhvillohet në Washington DC. Ndonse kjo garë zhvillohet prej  55 vitesh, është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në raundet ndërkombëtare të "Jessup". 
 
Konkursi i stimulimit gjyqësor të së Drejtës Ndërkombëtare Filip C. Jessup, i njohur edhe si Jessup është konkursi më i madh dhe më prestigjioz në botë, duke tërhequr pjesëmarrës nga mbi 600 Universitete në më shumë se 90 vende në vitet e fundit. Konkursi  është një stimulim i një mosmarrëveshjeje imagjinare ndërmjet shteteve përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Konkursi është emëruar pas Filip Jessup,  një ndër ish-gjyqtarëte GJND. Ky konkurs është i organizuar nga Shoqata e Studentëve të së Drejtës Ndërkombëtare.
 
Vendet përfaqësohen nga një ose më shumë skuadra në raundin ndërkombëtar, White & Case të konkursit Jessup, në varësi të numrit të ekipeve që kanë hyrë në konkursin kombëtar. Si rezultat, shumica e shteteve organizojnë konkurse kombëtare për të zgjedhur ekipin më të mirë, i cili do të vazhdojë në garën ndërkombëtare në Washington DC. Raundet finale zhvillohen në anglisht.
 
Një nga arsyet kryesore për prestigjin dhe popullaritetin e Jessup-it është kalibri i studentëve që garojnë në nivel ndërkombëtar. Në kohën që ekipet arrijnë në Uashington DC, konkurrentët janë të njohur me parimet themelore  të së drejtës ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare dhe procedurat. Përveç kësaj, studentët kanë një zotërim të jashtëzakonshëm të çështjeve gjyqësore të së drejtës ndërkombëtare, si dhe ngjarjeve aktuale. Konkurrentët pritet të kenë njohuri gati enciklopedike në lidhje me çështjet përkatëse (si të ICTR, ICTY dhe rastet e ICJ), si dhe materiale dytësore nga autorët kryesorë të së drejtës ndërkombëtare.
 
Ekipet që vazhdojnë në raundin ndërkombëtar në Washington DC konkurrojnë gjatë tre ditëve në debatë paraprake. Ekipet me pikët më të larta në total vazhdojnë në raundet me tridhjetë e dy, gjashtëmbëdhjetë, raundet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
 
Përveç debatit, konkursi shënohet edhe nga aktivitete të tjera sociale të tilla si Announcement Party, ku deklarohen fituesit e raundeve të para, Mbledhja e Studentëvve të së Drejtës Ndërkombëtare, Diskutime i Kompromisit (çështjes gjyqesore mbi të cilën zhvillohet konkursi),Dessert and Dance Party . Balloja Go Nation, është një event ku pjesëmarrësit nga të gjitha vendet e  botës vijnë me veshjet e tyre kombëtare. Galaja finale dhe Debati i kundërt Jessup shënojnë fundin e konkursit.