Thirrje për aplikim për bursa në programin Erasmus Mundus

Master në psikologjinë e punës, organizative dhe të personelit (2015-2016) (www.erasmuswop.org)

Në kuadër të Programit Erasmus Mundus, hapet thirrja e re për aplikim për bursa në programin Master mbi Psikologjinë e Punës, Organizative dhe të Personelit për të gjithë studentët e interesuar dhe për studiuesit (mësimdhënësit) që dëshirojnë të japin mësim në këtë program masteri.

Masteri në Psikologjinë Organizative, të Punës dhe Personelit ka për qëllim të përgatisë studentët dhe t’u ofrojë atyre mundësinë të bëhen praktikues kompetentë të psikologjisë të punës, psikologjisë organizative dhe psikologjisë të personelit.

Pjesë e konsortiumit arsimor që ofron këtë program janë pesë universitete: Universiteti i Valèncias (Spanjë), Universiteti i Barcelonës (Spanjë), Universiteti René Descartes Paris 5 (Francë), Alma Mater Studiorum-Università di Bologna (Itali) and Universiteti i Coimbra (Portugali).

Partneritete të reja janë zhvilluar me Universitetin e Brasília (Brazil) dhe Universitetin e Guelph (Kanada).

Për vitin akademik 2015-2016, Bashkimi Europian ofron bursa për studentët dhe studiuesit të çdo kombësie të cilët synojnë të marrin pjesë në Masterin mbi Psikologjinë Organizative, të Punës dhe Personelit.

Afati i aplikimit:

Bursa për Studentët: 15 Nëntor 2014 - 7 Janar 2015 Bursa për studiuesit: 15 Nëntor – 30 Shtator 2015

Aplikimet në këtë program masteri për studentët që nuk aplikojnë për bursa të Erasmus Mundus janë të hapura nga 7 Janari 2015 – Korrik/Shtator 2015.

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni: http://www.erasmuswop.org