Çmime për projektet studentore

 
 
Zyra Kërkimore e Universitetit ''Hëna e Plotë'' Bedër ka kënaqësinë të shpallë konkursin ide dhe projekt në nivelin Bachelor për vitin 2013-2014. Studentët të cilët kanë ide origjinale për projektin janë shumë të inkurajuar për të marrë pjesë në këtë konkurs . Aplikimet do të pranohen në çdo disiplinë në të cilat institucioni ofron diplomë, përkatësisht në Shkenca Humane ( Drejtësi , Shkenca Komunikimit , Studime Islame ), Filologji ( Gjuhë dhe Letërsi Angleze,  Gjuhë dhe Letërsi Turke ) dhe Shkencat e Edukimit.
 
Universiteti Hëna e Plotë Bedër njeh nevojën për të nxitur  dhe zhvilluar kulturën e kërkimit midis studentëve gjatë gjithë viteve të studimeve të tyre universitare , në mënyrë që ata të mund të fillojnë karrierën e tyre profesionale të përgatitur mirë, me ide dhe aftësi novatore. Universiteti ka planifikuar një numër çmimesh për të identifikuar projektet e reja, krijuese dhe kërkimore të ndërmarra nga studentët  dhe për t'u mundësuar një njohje të parakohshme e nxitëse për suksesin e tyre.
 
Kriteret:
Diplome tre vjeçare me mesatare mbi 2.0 dhe më lart
 
Çmimet: 
  • Vendi i parë: 250 EUR 
  • Vendi i dytë: 150 EUR
  • Vendi i tretë: 100 EUR
Data të rëndësishme:
  • Propozimet deri më: 11 Prill 2014
  • Shpallja e finalistëve: 18 Prill 2014
  • Prezantimet e finalistëve: 26 Prill, 2014 fillon në orën  10:00 (Salla e Konferencave)
Udhëzime:
1  Aplikanti duhet të jetë student i regjistruar në Universitetin Hëna e Plotë Bedër dhe pritet të diplomohet në nivelin Bachelor në një nga disiplinat e ofruara nga ky institucion në semestrin e pranverës së vitit 2014. 
  • Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme :
  •  një formular propozues i plotësuar ( duhet të shkarkohet nga faqja e internetit )
  • një CV ose përmbledhje rreth aplikantit
  • një transkript zyrtar i aplikantit për të verifikuar se studenti ka të drejtë të diplomohet deri në fund të afatit të pranverës të vitit 2014 dhe mesatarja e tij/saj është 2.0 ose më lart.
  • të gjitha materialet e kërkuara duhet të dorëzohen në formë të shtypur tek Sekretaria e Rektorit në datën e caktuar ose para saj.
  • 2 . Vlerësimi i projekteve do të realizohet në dy faza:
  • në fazën e parë , propozimet do të vlerësohen nga një juri në bazë të origjinalitet, rëndësisë, impaktit të përbashkët , metodat , realizueshmëria e idesë së propozuar të projektit dhe propozimet e kualifikuara  do të ftohen për të paraqitur idetë e tyre para një jurie.
  • në fazën e dytë, juria do të vlerësojë performancën prezantuese të konkurrentëve në aspektin e të kuptuarit , angazhimit dhe stilit të komunikimit.
Shënime: 
  • Projektet duhet të jenë një projekt diplome
  • Gjuhët e konkursit janë Shqip, Anglisht dhe Turqisht
  • Prezantimet finale do të realizohen brenda 5 minutave
 
Për kontakt dhe pyetje: 
 
FINALISTËT E KONKURSIT PËR PROJEKTE INOVATIVE NË NIVELIN BACHELOR 
 
Emri & Mbiemri    Departmenti
 
  • Alexander Paramuzov-Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Amela Shehi - Shkenca Komunikimi
  • Ana Haxhiu - Shkenca Islame
  • Emilton Asllanaj - Drejtësi
  • Erilda Sulika - Shkenca Komunikimi
  • Fatma Bülbül - Gjuhë dhe Letërsi Turke
  • Kadim Rufati - Shkenca Islame
  • Lorela Sula - Shkenca Islame
  • Sonila Qazimi - Shkenca Komunikimi
  • Yeşim Göcen - Gjuhë dhe Letërsi Turke
 
Shënim: Prezantimet përfundimatre do të bëhen ditën e Enjte, 8 Maj 2014, në orën 15:00 në Sallën e Konferencave.