Open Days në Bedër

Në datat 8 – 14 tetor Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit rreth programeve të studimit, aktiviteteve, jetës studentore dhe mundësive që kjo shkollë ofron.

Stafi i Bedër  mirëpret maturantë, studentë të ardhshëm, familjarë dhe qytetarë të thjeshtë të vizitojnë nga afër ambientet e studimit duke marrë gjithë informacionin e duhur rreth programeve dhe planeve mësimore të degës së preferuar.                                                                                                                                          

E veçanta e këtyre ditëve është organizimi i një sër aktivitetesh të tilla si: forume, panele diskutimi rreth aktualitetit shqiptar dhe të huaj si dhe eksperienca të shumta në fusha të ndryshme, seminare, si dhe aktivitete kulturore e sociale. 

 

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë                                                                               

Ju mirëpresim