Progami për Shkëmbim Studentësh.

 

Me programin për shkëmbim studentësh kuptojmë marrëveshjen që ka Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) me disa universitete në vende të ndryshme. Në këtë kontekst, studentët e Universitetit "Hëna e Plotë" (Bedër) kanë mundësi që të aplikojnë dhe të studiojnë për një semestër në një nga këto universitete.

Procedura që studentët duhet të ndjekin

Studenti që kërkon të studiojë një semestër ose një vit akademik pranë një universiteti tjetër me të cilin Universiteti "Hëna e Plotë" (Bedër) ka një marrëveshje duhet që:

1. të konsultohet me këshilltarin akademik ose shefin e departamentit rreth mundësisë së studimit në një universitet tjetër

2. të plotesojë formularin për shkëmbim studentësh i cili merret nga këshilltari akademik ose përgjegjësin e departamentit

3. të marrë miratimin nga përgjegjësi i departament dhe dekani i fakultetit

4. të dorëzojë formularin e plotësuar tek zyra e marrëdhënieve ndërkombëtare. Të gjitha aplikimet për shkëmbim studentësh duhet të bëhen nëpërmjet zyrës së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kriteret e Pranimit

Studentët do ti nënshtrohen proçesit të pranimit për shkëmbim studentësh nga Universiteti "Hëna e Plotë" (Bedër). Kriteret e mëposhtme aplikohen për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe ciklit të dytë:

  • Të jenë të regjistruar në një program studimi pranë Universitetit "Hëna e Plotë" (Bedër)
  • Të kenë përfunduar të paktën një semestër pranë Universitetit "Hëna e Plotë" (Bedër) në kohën e aplikimit
  • Të kenë rezultate të mira dhe mesatare të përgjitshme mbi 2.75
  • Të marrin miratimin nga përgjegjësi i departamentit dhe dekani i fakultetit
  • Të kenë fonde të mjaftueshme që të mbulojne shpenzimet e nevojshme gjatë periudhës së qëndrimit në programin e shkëmbimit të studentëve .
  • Të përmbushin kriteret e pranimit në universitetin në të cilin duan të aplikojnë.

 

Afati i dorrëzimit të aplikimeve: 18 Janar 2013