Përgjegjëse e Departamentit

Dr. Ana Uka u dipllomua nga Universiteti i Stambollit në degën e Shkencave të Edukimit, specialiteti Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji në vitin 2006. Ajo ka mbaruar ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave në fushën e Studimeve mbi Edukimin, Familjen dhe Fëmijët në Universitetin Leiden në Hollandë. Së fundmi ajo mbaroi studimet doktorale rreth Studimeve Ndërkombëtare mbi Familjen dhe Komunitetin në Institutin e Familjes dhe Jetës në Komunitet në Universitetin Clemson në Karolinën e Jugut në SHBA.

Ajo ka punuar si eksperte vizitore nëpërmjet Këshillit të Programeve Ndërkombëtare (CIPUSA) të Departamentit të Shtetit Amerikan në disa qendra dhe shkolla si Qendra e Shërbimeve ndaj Familjes dhe Fëmijëve dhe Qendra e Shërbimeve ndaj Familjeve Katolike në Kalamazoo/Michigan dhe West Central School of MRDD në Columbus/Ohio në SHBA gjatë periudhës gusht 2007 – janar 2009.

Duke filluar nga viti akademik 2011-2012, Dr. Uka është anëtare e stafit akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Filologjisë dhe Edukimit në Kolegjin Universitar “Bedër” ku ajo është atashuar si lektore në Departamentin e Shkencave të Edukimit, Programi Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji. Ajo gjithashtu mban edhe pozicionin e koordinatores se Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në Bedër që nga tetori 2018.

Fusha kërkimore e saj fokusohet në problemet e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve, marrëdhëniet në familje, fuqizimi i partneriteteve familje-shkollë, neglizhimi dhe abuzimi me fëmijët, dhuna në familje, pjesëmarrja qytetare e të rinjve, dhe zhivillimi i të rinjve dhe komunitetit.

 

 

 

 

Stafi Akademik

Ana Uka
Ajo u diplomua nga Universiteti i Stambollit në degën Shkenca Edukimi/Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji. Më pas përfundoi studimet Master i Shkencave në Studime mbi Familjen dhe Fëmijët në Univ. Leiden, Hollandë. Ajo ka përfunduar PhD në Studime mbi Familjen dhe Komunitetin në Univ. Clemson, SHBA.
Eduina Maksuti
Erilda Ajaz
Irena Shehu
Jonida Tirana
Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Ndërmjetësi Gjuhësore e Kulturore si dhe në Gjuhë të Huaja për Komunikim Ndërkombëtar në Padova, Itali dhe ka fituar gradën Doktor i Shkencave në fushën e Pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës.
Klevis Topi
Tidita Abdurrahmani
E doktoruar në vitin 2011 në Fakultetin e Shkencave Humane, Graz Austri, dhe marre titullin Prof.Asoc. në Dhjetor 2014 pranë Universitetit të Tiranës, Tidita Abdurrahmani ka pasur nje karriere 10 vjecare si lektore dhe kërkuese në fushën e Shkencave të Edukimit dhe ka mbajtur pozicionin e drejtores