Bachelor në Arsim parashkollor dhe fillor

Programi Bachelor në Arsim Parashkollor dhe Fillor mundëson arsim dhe edukim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në mësuesi në ciklin parashkollor dhe fillor, si dhe ndjehen të motivuar  të thellojnë më tej karrierën e tyre si kërkues dhe kontribues shkencorë në fushën e pedagogjisë.

Kohëzgjatja e Studimeve dhe kreditet ECTS

Programi Bachelor në profilin Arsim Parashkollor dhe Fillor zhvillohet në tre vite akademike, përkatësisht në gjashtë semestra. Në përfundim të këtij cikli studimesh dhe për të fituar të drejtën e marrjes së diplomës “Bachelor në Arsim Parashkollor dhe Fillor”studentët duhet të kenë 180 kredite ECTS.  

Titulli i Diplomës

“Bachelor në Arsim Parashkollor dhe Fillor”

Objektivat e Programit

Ndër objektivat kryesorë të programit mund të përmendim: pajisjen e studentit me njohuri dhe koncepte bazë të fushës së studimit arsim parashkollor dhe fillor, me aftësi profesionale, me formim qytetar të përgjithshëm, me aftësi bazë për punë kërkimore, me aftësi të përgjithshme praktike dhe të zbatuara, dhe me aftësi për promovim personal. Programi gjithashtu synon arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentët, duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës, të ndjehen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale dhe të formësohen si qytetarë të denjë të një shoqërie globale dhe dinamike.

Rezultatet e programit

Programi synon të zhvillojë tek studentët:

(1) Aftësi për promovimin e përsosmërisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe shërbim ndaj komunitetit, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale.

(2) Aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve profesionale të bashkëpunimit me nxënësit dhe të tjerët

(3) Njohje të kurrikulës dhe aftësi për ta planifikuar atë duke respektuar diversitetin e nxënësve dhe në strategjitë e mësidhënies;

(4) Vlerësim sipas kërkesave, standardeve dhe procedurave të miratuara;

(5) Aftësi për të krijuar mjedis mësimor edukativ emocional pozitiv dhe në respekt të etikës profesionale.

Mundësitë e Punësimit

Pas përfundimit të studimeve në Departamentin e Shkencave të Edukimit, programi Bachelor Në Arsim Parashkollor dhe Fillor, studentët:

 -Mund të punësohen si mësues të ciklit parashkollor dhe mësues të ciklit fillor në institucione të ndryshme arsimore private dhe publike.

-Mund të punësohen si specialistë arsimi apo anëtarë të strukturave drejtuese të institucioneve arsimore publike dhe private

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 141 Sisteme të Informimit dhe Komunikimit Albanian, English E 48 85 3.00 5
2 EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 51 5.00 5
3 PRD 111 Arti, Muzika dhe Loja I (Arsim Parashkollor) Albanian, English B 48 66 3.00 5
4 PSY 101 Hyrje në Psikologji English A 64 62 3.50 5
5 ELL 115 Aftësi Komunikimi I English C 48 53 3.00 4
6 English Elective English D 0 0 3.50 4
7 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 288 317 24.5 32

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 104 Hyrje ne Pedagogji Albanian, English A 64 38 3.50 4
2 ELL 102 Shkrim Akademik English A 48 78 3.00 5
3 PRD 112 Arti, Muzika dhe Loja II (Arsim Fillor) Albanian, English B 48 78 3.00 5
4 PSD 102 Sociologji e Edukimit English B 64 36 3.50 4
5 EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 55 5.00 5
6 PRD 102 Parimet e Mësimdhënies dhe të Mësuarit English A 48 52 3.00 4
7 English Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 352 337 24.5 31

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 213 Menaxhimi i Klasës English B 48 77 3.00 5
2 PRD 213 Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I English B 64 61 3.50 5
3 PRD 215 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Profili Arsim Parashkollor) Albanian, English B 48 81 3.00 5
4 PRD 217 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Arsim Fillor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
5 PRD 223 Planifikimi dhe Vlerësimi I (Arsim Parashkollor) English, Turkish B 48 70 3.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 256 366 19 29

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PRD 216 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit II (Arsim Parashkollor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
2 PRD 218 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit II (Arsim Fillor) English B 64 72 3.50 5
3 PRD 220 Drejtshkrim dhe Shkrim Shkollor Albanian, English B 48 77 3.00 5
4 PRD 224 Planifikimi dhe Vlerësimi II (Arsim Fillor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
5 PRD 214 Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta II (Arsim Fillor) English B 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 256 380 19 29

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PRD 311 Mësimdhenia e Matematikës Albanian, English A 48 85 3.00 5
2 PRD 313 Mësimdhënia e Shkencave dhe Edukates Shoqerore Albanian, English B 48 77 3.00 5
3 PRD 315 Mësimdhënia e Shkencave Natyrore English B 48 77 3.00 5
4 PRD 321 Mësimdhënia Figurative Albanian, English B 48 76 3.00 5
5 PSD 301 Filozofia dhe Teoria e Edukimit English A 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 240 392 18.5 29

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PRD 314 Edukimi Fizik dhe Sportet ne Arsimin Parashkollor dhe Fillor Albanian, English B 48 52 3.00 4
2 PRD 318 Anatomi Bazë dhe Higjena në Arsimin Fillor English C 64 36 3.50 4
3 PRD 320 Praktikë Profesionale Albanian, English E 144 81 5.00 9
4 PRD 322 Punimi i Diplomës Albanian, English F 128 97 5.00 9
5 English Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 384 266 20 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian B 64 64 4.00 5
HST 101 Historia e Shqipërisë Albanian B 48 52 3.00 4
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian C 64 64 4.00 5
ELL 116 Aftësi Komunikimi II English B 48 62 3.00 4
PRD 211 Kurrikula Multikulturore English D 48 77 3.00 5
PSD 201 Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale English A 48 77 3.00 5
PSD 209 Vëzhgim në Shkollë English B 48 77 3.00 5
PRD 212 Sistemi i Edukimit dhe Menaxhimi i Shkollës në Shqipëri Albanian D 48 77 3.00 5
PRD 222 Teoritë e Zhvillimit të Fëmijëve English D 48 75 3.00 5
PRD 226 Drama dhe Aplikimi i Animacioneve English D 64 61 3.50 5
PSD 204 Psikologjia Sociale English A 48 72 3.00 5
PRD 317 Mësimdhënia në Klasat e Integruara Albanian, English D 48 77 3.00 5
PRD 319 Familja dhe te Drejtat e Femijeve English D 48 77 3.00 5
PSD 315 Psikologjia Morale English B 48 78 3.00 5
PRD 316 Përfshirja e Prindërve në Arsimin Parashkollor dhe Fillor English D 64 36 3.50 4
PRD 323 Letërsi për Fëmijë English D 48 85 3.00 5
PSD 316 Komunikimi në Familje English D 64 36 3.50 4
EDU 102 Psikologji e Edukimit English A 48 77 3.00 5
ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian C 64 62 4.00 5
AFL 101 Gjuhë Shqipe për të Huajt I Albanian D 48 78 3.00 5
AFL 102 Gjuhë Shqipe për të Huajt II Albanian D 48 78 3.00 5
ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian B 64 62 4.00 5
PSD 314 Dinamikat e Grupit dhe Këshillimi English B 64 36 3.50 4
SOC 111 Hyrje në Sociologji Albanian C 48 100 3.00 6
TRK 101 Gjuhë Turke për fillestarët I Turkish E 64 59 4.00 5
TRK 102 Gjuhë Turke për fillestarë II Turkish E 64 61 4.00 5
TRK 103 Gjuhë Turke niveli i mesëm I Turkish E 64 61 4.00 5
TRK 104 Gjuhë Turke niveli mesëm II Turkish E 64 63 4.00 5
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 55 5.00 5