Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Programi Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual dhe  profesional të aplikuar në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe  të pedagogjisë. I vecantë në llojin e tij në mesin e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, programi i pajis studentët me njohuri teorike dhe kritike në fushën e shkencave psikologjike, sociologjike dhe pedagogjike dhe i përgatit ata të aplikojnë parimet e psikologjisë klinike dhe të këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve dhe për të  qenë kontributorë të denjë në shërbimin psikologjik në shkolla. Me një kurrikul, mësimdhënie dhe infrastrukturë bashkëkohore, programi sjell risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve nëpërmjet gërshetimit të përgatitjes akademike dhe asaj profesionale në fushën e psikologjisë dhe pedagogjisë.

Programi Bachelor në profilin Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji zhvillohet në tre vite akademike, përkatësisht në gjashtë semestra. Studentët në përfundim të këtij cikli studimesh duhet të kenë 180 kredite për  të fituar të drejtën e marrjes së diplomës “Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”.

Kohëzgjatja e Studimeve dhe kreditet ECTS

Programi Bachelor në profilin Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji zhvillohet në tre vite akademike, përkatësisht në gjashtë semestra. Në përfundim të këtij cikli studimesh dhe për  të fituar të drejtën e marrjes së diplomës “Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji” studentët duhet të kenë 180 kredite ECTS.

Titulli i Diplomës

Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji

Objektivat e Programit

Ndër objektivat kryesorë të programit mund të përmendim pajisjen e studentit  me njohuri, aftësi dhe përvojë në drejtime të ndryshme të disiplinës së psikologjisë dhe pedagogjisë, duke përfshirë: zhvillimin njerëzor, psikologjinë sociale, pedagogjinë dhe  këshillimin; pajisjen e tyre me aftësi profesionale, me formim qytetar të përgjithshëm, me  aftësi bazë për punë kërkimore, me  aftësi të përgjithshme praktike dhe të zbatuara dhe me  aftësi për promovim personal. Ky program është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nëpërmjet përthellimit në shkencën e sjelljes dhe të mendjes njerëzore, të nxisë studentët të vlerësojnë në mënyrë kritike dhe analitike çështje të përditshme të ndërlikuara.

Programi synon arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të zbatuara për studentët, duke u mundësuar atyre përshtatjen me kërkesat e tregut të punës,  që të ndihen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale dhe të formësohen si qytetarë të denjë të një shoqërie të përbotshme dhe në ndryshim. Programi synon të përgatisë psikologë këshillimi që kanë njohuri dhe aftësi bazë mbi aspektet zhvillimore sociale, emocionale, mendore dhe kognitive dhe mbi patologjitë e mendjes njerëzore dhe parimet e këshillimit.  

Rezultatet e programit

Në përfundim të programit studentët do të:

Ø  Zotërojnë aftësi për t’u përfshirë në kërkim të pavarur shkencor, në drejtimin e kërkimit shkencor dhe në vlerësimin e kërkimit shkencor për përmirësimin e mirëqenies personale e sociale të këndvështrimeve pedagogjike dhe të praktikës së edukimit.

Ø  Zotërojnë këndvështrime psikologjike/pedagogjike që kontribuojnë në mirëqënien personale e sociale të individëve dhe grupeve dhe në promovimin e aftësive dhe të kapaciteteve për progres arsimor e zhvillim personal.

Ø  Zotërojnë këndvështrime psikologjike/pedagogjike moderne që kontribuojnë në aftësimin për të luajtur rol drejtues në përhapjen e dijes pedagogjike përmes mësimdhënies, të trajnimeve dhe të dijes psikologjike përmes kryerjes së shërbimeve psikologjike dhe të këshillimit. 

Mundësi Punësimi

Pas përfundimit të studimeve në Departamentin e Shkencave të edukimit, programi Bachelor Në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji studentët:

-Mund të punësohen si psikologë këshillimi, psikologë shkollorë, punonjës të shërbimeve psikologjike në institucione publike dhe private, organizma vendas dhe të huaj, qendra shëndeti publike dhe qendra spitalore.

-Mund të ofrojnë shërbime të specializuara psikologjike në qendra rehabilitimi për persona me aftësi të kufizuar

-Mund të përfshihen në fushën e mësimdhënies  në profilin Psikologji dhe Pedagogji në arsimin parauniversitar, si dhe në mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë , kjo pasi të kenë kryer të paktën ciklin e dytë të studimeve.

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 141 Sisteme të Informimit dhe Komunikimit Albanian, English E 48 85 3.00 5
2 EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 51 5.00 5
3 PSY 101 Hyrje në Psikologji English A 64 62 3.50 5
4 SOC 111 Hyrje në Sociologji Albanian C 48 100 3.00 6
5 ELL 115 Aftësi Komunikimi I English B 48 53 3.00 4
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 288 351 21 29

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 102 Psikologji e Edukimit English A 48 77 3.00 5
2 ELL 102 Shkrim Akademik English A 48 78 3.00 5
3 PSD 122 Parimet e Këshillimit dhe Pedagogjisë English B 48 102 3.00 6
4 PSD 102 Sociologji e Edukimit English B 64 36 3.50 4
5 EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 55 5.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 288 348 21 29

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 213 Menaxhimi i Klasës English B 48 77 3.00 5
2 PSD 201 Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale English A 48 77 3.00 5
3 PSD 209 Vëzhgim në Shkollë English B 48 77 3.00 5
4 PSD 215 Çrregullimet e Sjelljes (Fëmijëria dhe Adoleshenca) English B 48 78 3.00 5
5 PSY 211 Psikologjia e Fëmijës English B 48 76 3.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 240 385 18.5 29

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 210 Edukimi Special English B 48 78 3.00 5
2 PSD 204 Psikologjia Sociale English A 48 72 3.00 5
3 PSD 212 Vlerësimi në Këshillim English B 48 78 3.00 5
4 PSD 220 Çështjet Etike, Ligjore dhe Profesionale në Këshillim English B 48 74 3.00 5
5 PSY 224 Psikologjia e Adoleshentit English B 48 82 3.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 240 384 18.5 29

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PSD 301 Filozofia dhe Teoria e Edukimit English A 48 77 3.00 5
2 PSD 311 Këshillim i Bashkëmoshatarëve English B 48 77 3.00 5
3 PSD 315 Psikologjia Morale English B 48 78 3.00 5
4 PSD 323 Aftësi të Avancuara të Këshillimit English B 48 77 3.00 5
5 PSY 327 Psikologjia e të Rriturve dhe Mosha English B 48 74 3.00 5
6 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 240 383 18.5 29

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PSD 304 Teoritë dhe Teknikat e Këshillimit Individual English B 64 36 3.50 4
2 PSD 310 Praktikë Profesionale English E 144 31 5.00 7
3 PSD 322 Punimi i Diplomës English F 128 122 5.00 10
4 PSD 314 Dinamikat e Grupit dhe Këshillimi English B 64 36 3.50 4
5 Albanian Elective English D 0 0 3.50 4
Gjithsej 400 225 20.5 29

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
PRD 211 Kurrikula Multikulturore English D 48 77 3.00 5
PSD 203 Mbikëqyrje dhe Këshillim Psikologjik English D 48 67 3.00 5
PRD 212 Sistemi i Edukimit dhe Menaxhimi i Shkollës në Shqipëri Albanian D 48 77 3.00 5
PRD 220 Drejtshkrim dhe Shkrim Shkollor Albanian, English B 48 77 3.00 5
PRD 222 Teoritë e Zhvillimit të Fëmijëve English D 48 75 3.00 5
PRD 317 Mësimdhënia në Klasat e Integruara Albanian, English D 48 77 3.00 5
PRD 319 Familja dhe te Drejtat e Femijeve English D 48 77 3.00 5
PSD 321 Psikologjia Organizacionale English D 48 87 3.00 5
PSD 316 Komunikimi në Familje English D 64 36 3.50 4
PSD 318 Anatomi Bazë dhe Higjena në Arsimin Parashkollor English D 64 36 3.50 4
PRD 213 Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I English B 64 61 3.50 5
ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian C 64 62 4.00 5
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian C 64 64 4.00 5
AFL 101 Gjuhë Shqipe për të Huajt I Albanian D 48 78 3.00 5
AFL 102 Gjuhë Shqipe për të Huajt II Albanian D 48 78 3.00 5
TRK 101 Gjuhë Turke për fillestarët I Turkish E 64 59 4.00 5
TRK 103 Gjuhë Turke niveli i mesëm I Turkish E 64 61 4.00 5
ELL 111 Aftësi Gjuhësore Akademike I English B 80 88 5.00 7
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 55 5.00 5