Vlerësimi i temës më të mirë në nivelin master

Zyra e Kërkimit e Universitetit Hëna e Plotë Bedër ka kënaqësinë të shpalli konkursin për Vlerësimin e Temës më të mirë në Nivelin Master 2013-2014. Ky cmim vlerëson arritjet e shquara shkollore në nivelin master. Aplikimet do të pranohen në secilën nga disiplinat që ofron universiteti, përkatësisht Shkenca Humane (Drejtësi, Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame), Filologji (Gjuhë dhe Letërsi Angleze,  Gjuhë dhe Letërsi Turke) dhe Shkenca Edukimi. 
 
Kriteret e Aplikimit: Cdo sudent i nivelit Master me GPA duke filluar nga 3.0.
“Materiali” shkollor i pranueshëm për këtë konkurs, është tema e shkruar në mënyrë fomale. Studentët e nivelit Master, të cilët përfundojnë studimet në simestrin e pranverës 2014, janë të ftuar të paraqesin materialet e tyre shkollore për vlerësim për cmimin në fjalë. Cdo aplikim duhet të shoqërohet me një propozim të shkruar nga Drejtuesi i Departamentit. Cdo departament, mund të paraqesë deri në tre teza për konkursin për Vlerësimin e Temës më të mirë në Nivelin Master. 
 
  • Cmimi: 300 EUR 
  • Data të rëndësishme:
  • Afati për pranimin e aplikimeve: 30 Maj 2014
  • Shpallja e Finalistëve: 6 Qershor 2014
  • Przantimet e Finalistëve: 14 Qershor 2014 duke filluar nga ora 10:00 (Salla e Konferencave)
 
Udhëzime:
1. Aplikanti duhet të jetë student i regjistruar në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, e/i cili do të diplomohet në nivelin Master në një nga disiplinat e ofruara nga ky institutcion, në simestrin e Pranverës 2014. 
 
Dosja e aplikimit duhet të përfshijë dokumentacionin e mëposhtëm: 
 

a. Formularin e plotësuar të propozimit të firmosur nga aplikanti. 

b. Një letër miratimi nga drejtuesi i temës.

c. Propozimin me shkrim të firmosur nga Drejtuesi i Departamentit. Letra duhet të përfshijë informacion lidhur me rëndësinë e temës,  kontributin e saj në program dhe impaktin e saj në njohuritë bazë të disiplinës përkatëse. (Letra duhet gjithashtu të përshkruajë arsyetimin dhe procedurën e ndjekur për përzgjedhjen e temës së propozuar)

d. Një abstrakt (300 deri 500 fjalë) në stilin dhe formatin e përdorur nga univesrsiteti, 

e. Përmbledhjen jo-teknike të temës së përgatitur nga studenti (500 deri 1500 fjalë) e cila përshkruan rezultatet e kërkimit dhe rëndësinë e tyre.

f. 2 kopje të temës. 

g. Një CV të studentit 

h. Një certifikatë zyrtare të notave që vërteton se studenti do të diplomohet në fund të simestrit të pranverës 2014 si dhe qe ka një GPA 3.00 e lart. 

2. Dokumentacioni i plotë i aplikimit duhet të dorëzohet në  formë shkresore pranë Zyrës së Koordinatorit të Projekteve Kërkimore brenda afatit të caktuar.  
 
Procesi i Përzgjedhjes dhe Kriteret e Vlerësimit  
 

1. Vlerësimi fillestar i projekteve të paraqitura do të bëhet nga një juri e përbërë nga një panel anëtarësh të caktuar nga Zyra e Kërkimit, bazuar në pesë kritere: Origjinaliteti, Rëndësia e studimit, Metodologjia e kërkimit, Rezultatet dhe arritjet e pritshme, Kontributi i temës në fushën apo disiplinën përkatëse.  Tema e propozuar duhet të përfaqësojë një punë origjinale me një impakt dhe kontribut domethënës në disiplinën përkatëse. 

2. Pas vlerësimit fillestar nga paneli i anëtarëve të jurisë, i cili do të përzgjedhë një finalist nga cdo department, finalistët do të vlerësohen nga një juri ekspertësh të fushave përkatëse. Përpara marrjes së vendimit përfundimtar, studentët do të ftohen të bëjnë prezantimin e temës së tyre përballë një auditori më të zgjeruar. 

 
Shënime: 
 
1. Gjuhët që mund të përdoren në konkurim, janë  Shqip, Anglisht dhe Turqisht
2. Prezantimet përfundimtare janë të kufizuara në 15 minuta
 
Për kontakte dhe pyetje: 
 
Znj. Laurela Muça
Tel i brendshëm: 147