Përgjegjësi i Departamentit

Prof.Asoc.Dr. Tidita Abdurrahmani u diplomua në vitin 2003, në Departamentin e Studimeve Britanike dhe Amerikane, Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi dhe mori titullin Doktor i Shkencave në Studime Kulturore Britanike dhe Amerikane pranë Universitetit Karl Franzens Austri në  Janar të vitit 2011. Për 8 vite znj. Abdurrahmani ka lektruar si titullare e lëndëve të tilla si Sociolinguistikë, Psikolinguistikë, Analizë teksti, Didaktikë dhe Metodologji të Mësimdhënies pranë Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Nga viti 2010 deri në 2013, është përfshirë në menaxhim dhe drejtim arsimi si drejtore e përgjithshme e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, institucion arsimor në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Gjatë këtyre viteve znj. Abdurrahmani gjithashtu ka lektruar si lektore me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, New York University Tirana, Shkolla e Lartë Hëna e Plotë Bedër etj. Nga Nëntori 2013 e në vijim znj. Abdurrahmani është angazhuar në pozicionin e lektores me kohë të plotë dhe të koordinatores së kërkimeve pranë Shkollës së Lartë Hëna e Plotë Bedër dhe që nga Shtatori 2014 e në vijim ajo  mban pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Shkencave të Edukimit pranë këtij institucioni. Znj. Abdurrahmani ka marrë titullin Profesor i Asociuar  nga Universiteti i Tiranës në Dhjetor 2014.

Znj. Abdurrahmani është përfshirë në hulumtime në fushën e kërkimeve sociokulturore dhe të arsimit për më shumë se një dekadë. Ajo ka qenë kontributore shkencore me shumë punime mbi çështje të tilla si zhvillimi i kurrikulës dhe vlerësimi, reformat arsimore, kurrikula dhe orientimet kulturore, psikolinguistika dhe zhvillimi i fëmijëve, sociolinguistika dhe të punuarit në mjedise kulturore heterogjene. Intersat kërkimore të zonjës Abdurrahmani, publikimet dhe kontributet e saja shkencore fokusohen në fushën e Shkencave të Edukimit, Letërsisë Britanike dhe Amerikane dhe Studimeve Kulturore. Duke punuar e angazhuar si eksperte dhe si drejtuese projektesh pranë organizmave kombëtare dhe ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare, znj. Abdurrahmani ka fituar ekspertizë në menaxhim projektesh, drejtim dhe koordinim pune në grup etj. Znj Abdurrahmani është përfshirë gjithashtu në organizmin dhe drejtimin e seminareve dhe të kurseve të trajnimit mbi edukimin mediatik, arsimin gjithëpërfshirës, dhe formimin paraprak dhe të vazhduar të mësuesve.