Bedër dhuron 500 tituj librash

Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë, Bedër" konkretizoi nismën e radhës në kuadër të përgjegjësisë sociale, e cila konsistoi në dhurimin e 500 tituj librash  për bibliotekën e re të gjimnazit “Mustafa Kemal Atatürk” të komunës Pajovë të rrethit të Peqinit.

Bashkë me librat, studentët e vitit të parë dhe të dytë Master në Shkenca Komunikimi të cilët ishin edhe organizatorët e kësaj fushate, dhuruan pako të shumta me lodra për fëmijët e kopshteve në disa prej fshatrave  te kësaj komune.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj nisme ishte njohja e maturantëve me programin e bursave te Beder, ku çdo vit në bazë të pikëve të fituara në maturën shtetërore, maturantëve u jepet mundësia të përfitojnë përqindje të caktuara bursash nëse zgjedhin të studiojnë në një nga programet e studimit që Bedër ofron.

Duke qenë një institucion me status jofitimprurës, përgjegjësia sociale përbën një nga pikat më të forta të universitetit, pasi kontributi dhe investimi në shoqëri mbetet një nga prioritetet e misionit të tij.