Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson Universitetin Bedër me Çmimin "Institucioni i Dijes"

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson Universitetin Bedër me Çmimin "Institucioni i Dijes" si "Universiteti që inspiron vlerat e bashkëjetesës dhe formimit të lartë qytetar"

Gjatë natës gala të ndarjes së çmimeve  “CCI Awards” e cila u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, Dhoma e Tregtsë dhe Industrisë shpëndau çmimet për kompanitë dhe institucionet më të spikatura për vitin 2015 të ndara në kategori të ndryshme.

Krahas përfaqësuesve të ndryshëm të botës së biznesit, medias, dhe shoqërisë civile në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Ilir Meta dhe Zv. Kryeministri Z. Niko Peleshi.

Çmimi si “Institucioni i dijes” i’u dorëzua Rektorit të Institucionit Prof. Dr. Ferdinand Gjana.