Lista e kandidatëve fitues / Raundi i Dytë (2021-2022)

Kolegji Universitar Bedër shpall listën e kandidatëve fitues të Raundit të Dytë për Vitin
Akademik 2021-2022. Kujtojmë se të enjten, më datë 30 Shtator, nis procesi i regjistrimit të
fituesve në programet e studimit të ciklit të parë.
 
Regjistrimet do të kryhen ndërmjet datave 30 Shtator - 09 Tetor 2021, nga ora 8:00 deri në orën
16:30, pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër. Studentët që nuk regjistrohen
brenda këtyre afateve u digjet e drejta e regjistrimit për këtë raund.
 
KUJDES!
 
Kandidatët e shpallur fitues duhet të regjistrohen brenda fazës së parë 48 orëshe të përcaktuar
nga Ministria e Arsimit, pra më 30 Shtator dhe 1 Tetor, pasi kuotat mund të zihen nga aplikantët
që janë në listën pritëse.
 
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
 
a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave;
c) Dy fotografi të vogla personale;
d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.
 
Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në listat e bashkëngjitura.
 
Klikoni linqet e mëposhtme për çdo program studimi:
 
 
SHËNIM: Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në një nga programet tona të studimit,
por që nuk kanë aplikuar në Raundin e Dytë, mund të aplikojnë në Raundin e Tretë, duke
përzgjedhur si një nga preferencat e tyre programet e Kolegjit Universitar Bedër ku do të mbeten
kuota të lira.
 
Aplikimet online për Raundin e Tretë zhvillohen ndërmjet datave 12–14 Tetor 2021.
 
Ju mirëpresim!