Ndahen çmimet fituese për konkursin mbi esenë më të mirë në frengjisht

Punimet fituese në “Konkursin për esenë më të mirë në “Frengjisht” u vlerësuan me çmime në ceremonë e organizuar me këtë rast. Konkursi u organizua si një iniciativë e përbashkët e Universitetit Hëna e Plotë Bedër me Aleancën Franceze dhe Ambasadën e Francës në Tiranë.

Nxënës dhe studentë nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë morën pjesë me esetë e tyre të cilat më pas u vlerësuan nga një juri profesionistësh.

I pranishëm në këtë aktivitet Zv Ambasadori Francez Z Didier Guilbert fillimisht këshilloi studentët të jenë sa më të hapur ndaj kulturave të huaja si dhe inkurajoi ata të marrin pjesë në nisa apo organizime të tilla. Ai i unkrajoi ata që nëpërmjet frengjishtes të shfrytëzojnë mundësitë për të studiuar në universitetet franceze dhe të njihen me kulturën dhe vlerat demokratike që ofron ky vend. Më pas ai falenderoi Universitetin Bedër për hapjen e rrugëve dhe krijimin e mundësive të nevojshme për mësimin e gjuhës dhe kulturës franceze. Z. Guilbert u shpreh se Franca dhe Shqipëria kanë shumë vlera që i ndajnë me njëri tjetrin dhe një prej tyre është dhe toleranca fetare.

“Ambasada e Francës do të jetë gjithmonë pranë këtij institucioni arsimor për të zhvilluar edhe më tej ketë bashkëpunim të frytshëm me aktivitete e prijekteve të tjera. Falenderoj Universitetin Bedër në organizimin shembullor të këtij konkursi frankofon si dhe studentët pjesëmarrës.”- përfundoi ai.

Ndërsa Rektori i Universiteti Bedër Dr Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së tij e vuri theksin mbi krijimin e infrastrukturës sa më moderne në zhvillimin e aftësimit profesional të studentëve.

“Për Universitetin Bedër është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi me vende si Franca, Gjermania dhe ShBA-ja të cilat i janë pararojë përsa i përket zhvillimit në arsimin e lartë apo kërkimin shkencor. Marrëdhënia që ne kemi patur dhe vazhdojmë të kemi me ambasadat e këtyre vendeve kanë qenë të frytshme në zhvillimin e projekteve të tilla, siç është edhe aktiviteti i sotëm. Këto bashkëpunime do të marrin dimensione më të mëdha në të ardhmen e afërt, normalisht me projekte që kanë në qendër studentin dhe zhvillimin e tij profesional.”- tha ai.

Aktiviteti vazhdoi më tej me ndarjen e çmimeve fituese që konsistuan në certifikata falenderimi dhe tableta, kështu çmimi i parë i dytë dhe i tretë shkruan respektivisht për studentët: Erjana Sala, “Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja, Tiranë”, Koralba Basha, “Gjimnazi Dhaskal Todri, Elbasan” dhe Klaudia Balla.

Ndërsa studentet Xhuliana Kacollja, Elta liksenaj, Agllaia Nikolla, fituan çmime inkurajuese që konsistuan në fjalorë të gjuhës frënge.