Për Fëmijët në Nevojë Fushatë Sensibilizimi (Nëntor – Dhjetor, 2015)

Nën sloganin “Nobody can do everything, but everyone can do something”, klubi studentor “Psikologët e rinj”, përfunduan me sukses fushatën “Për fëmijët në nevojë me në focus fëmijët e ngujuar”. Kjo nismë konsistoi në mbledhjen e fondeve dhe artikujve të ndryshëm shkollor në ndihmë të fëmijëve që vijnë nga familje me ekonomi të dobët dhe që e kanë të pamundur shkollimin në kushte të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre si psh. fëmijët e ngujuar. Në kuadër të kësaj fushate u organizuan një seri aktivitetesh që u zhvilluan në vende të ndryshme, nga data 9 nëntor deri në 9 dhjetor, të tilla si:

1. Hapja e stendës pranë ambienteve të Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër një ditë në cdo javë

2. Vizitë në shtëpitë botuese prezente në panairin e librit në datat 11-15 Nëntor, 2015 në pallatin e kongreseve, Tiranë.

3. Panair ushqimor i zhvilluar ne ambientet e Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër

4. Dalja në terren gjatë ditës së nismës Tirana Pa Makina dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për këtë fushatë.

Studentët dhe stafi i Universiteti Bedër u bënë pjesë e kësaj fushate duke kontribuar në libra shkollor dhe jashtë-shkollor, fletore apo blloqe shënimesh, lapsa, stilolapsa, bojëra të ndryshme apo dhe kontribute monetare.