Publikohen listat e aplikimeve të raundit të dytë

Kolegji Universitar Bedër, publikon listat e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet tona të studimit në portalin e Maturës Shtetërore në raundin e dytë të aplikimeve për vitin akademik 2017-2018.
 
Regjistrimet e këtij raundi fillojnë më 1 tetor dhe vazhdojnë deri më 2 tetor 2017. Gjatë këtyre datave sekretaria mësimore e institucionit tonë do të qëndrojë e hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri më 17:00.
 
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim vijon si më poshtë:
 
a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë)
 
b) Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave
 
c) 4 fotografi të vogla personale
 
d) Raport mjeko – ligjor
 
Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në linqet e bashkëngjitur:
 
Kujdes: Ashtu si në raundin e parë të regjistrimeve, edhe në këtë raund aplikantët do të kenë kohë vetëm 48 orë për t’u regjistruar, pas 48 orësh ju e humbni këtë të drejtë.
 
Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në: Tel: +355673427001 / +35542419222
Email: admissions@beder.edu.al
Ju mirëpresim!