KU - Bedër organizon Code Camp Albania 2024

Departamenti i Shkencave Kompjuterike me mbështetjen e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi veprimtarinë e përvitshme Code Camp Albania 2024.

Ceremoninë e hapjes e çeli dekania e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani. Aktivitetin e përshëndeti edhe përgjegjësi i departamentit të Shkencave Kompjuterike, Dr. Arti Omeri.

Më tej, vijuan sesionet paralele ku referuan disa nga ekspertët më në zë të fushës së Programimit, Përpunimit dhe Analizimit të së Dhënave, Inteligjencës Artificiale dhe Programimit të Orientuar në Objekte.

Folës kryesorë ishin: znj. Damiana Teliti, z. Ervis Trupja, z. Olsi Shehu, znj. Ejona Bodo dhe znj. Kleona Elezaj.

Rreth 160 pjesëmarrës u regjistruan dhe morën pjesë në sesionet përgjatë gjithë ditës.

Të pranishmit drejtuan pyetje dhe nxitën diskutime me të ftuarit e Code Camp 2024.