“Marketing H2H”

Departamenti i Shkencave të Komunikimit, në kuadër të seminareve MarCom, organizon takimin e hapur me temë: “Marketing H2H”, ku e ftuar do të jetë znj. Gladiola Dona, trajnere dhe konsulente e hotelerisë dhe biznesit.
 
Gladiola Dona është themeluese e Akademisë së Mikpritjes dhe Turizmit (HAT). Ajo trajnon dhe këshillon Hotelierë të suksesshëm në kurset profesionale dhe konsulencat që ofron bashkë me skuadrën e saj, në Shqipëri dhe Kosovë.
 
Mentor.al është sipërmarrja tjetër e Gladiolës. Ajo këshillon të rinjtë të studiojnë në Shkollat më të mira përtej kufijve dhe të tjerë të rriten profesionalisht duke punuar në kompani të suksesshme.
 
19 Janar 2022
12:00
Salla e Konferencave