Koordinator i programit
Dr. Arti Omeri [email protected] |
Bordi Shkencor
|
Programi Master i Shkencave në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual dhe profesional të thelluar dhe të zbatuar në fushën e psikologjisë së këshillimit si dhe të pedagogjisë. Qëllimi i programit është të ndihmojë individët të thellojnë më tej njohuritë, aftësitë dhe perceptimet e tyre rreth çështjeve të këshillimit psikologjik dhe t′i udhëzojë ata të jenë në gjendje për të kuptuar, interpretuar dhe zbatuar teoritë, modelet dhe metodat kërkimore në fushën e këshillimit individual dhe këshillimit në grup. Programi përgatit studentët të aplikojnë parimet e psikologjisë klinike dhe të këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve. Gjithashtu studentët kanë mundësinë të fitojnë përvoja të vlefshme përmes praktikës të mbikëqyrur të këshillimit.
Pas përfundimit të studimeve në programin Master i Shkencave në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji studentët:
- Mund të angazhohen si ofrues shërbimesh të specializuara në programe riedukimi dhe korrektimi,në administratën publike,në qendra terapeutike apo qendra rehabilitimi të fëmijëve me nevoja të vecanta
- Mund të punësohen si psikologë shkollorë, psikologë edukimi, dhe këshillues në shkolla nëntëvjeçare, të mesme dhe në institucione të arsimit të lartë
- Mund të angazhohen në qendra kërkimore apo mjedise akademike në Institucionet e Arsimit të Lartë ku ofrohet profili i Psikologjisë së Këshillimit dhe Pedagogjisë.