

Departamenti i Shkencave të Edukimit është pjesë përbërëse e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit. Në përputhje me ligjin "Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Departamenti i Shkencave të Edukimit operon si njësi bazë mësimore –kërkimore që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të edukimit.
Ky departament përfshin dy programe studimi të ciklit të parë Bachelor: Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe Bachelor në Arsimin Parashkollor dhe Fillor, si dhe dy programe të ciklit të dytë të studimeve: Master Shkencor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe Master Shkencor në Menaxhim Arsimor, Planifikim dhe Zhvillim të Kurrikulës.
Mësimdhënia në të gjitha programet e studimit zhvillohet në gjuhën angleze duke u ofruar mundësi studentëve për zhvillimin e karrierës akademike dhe profesionale, pas diplomimit dhe duke krijuar më shumë fleksibilitet dhe hapësira për transferimin e studimeve të tyre në programe paralele apo të ngjashme të universiteteve perëndimore e më gjerë.
Programi Bachelor në Arsim Parashkollor dhe Fillor mundëson arsim dhe edukim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në mësuesi, në ciklin parashkollor dhe fillor, si dhe ndjehen të motivuar të thellojnë më tej karrierën e tyre si kërkues dhe kontribues shkencorë në fushën e pedagogjisë.
Programi Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe më tej Masteri Shkencor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual dhe profesional të aplikuar në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe të pedagogjisë. I veçantë në llojin e tij në mesin e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, programi i pajis studentët me njohuri teorike dhe kritike në fushën e shkencave psikologjike, këshillimit dhe pedagogjike dhe i përgatit ata të aplikojnë parimet e psikologjisë së këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve dhe për të qenë kontributorë të denjë në shërbimin psikologjik në shkolla.
Misioni
Misioni i Departamentit të Shkencave të Edukimit është të sigurojë arsimim me cilësi të lartë, për të përgatitur (në nivel Bachelor dhe Master) studentë të cilët kontribuojnë në mënyrë konstruktive për çështjet arsimore, kulturore dhe sociale në një kontekst lokal dhe europian. Pjesë dhe vlerë e shtuar e misionit të departamentit, krahas edukimit të individëve të kualifikuar, të mësuesve dhe të profesionistëve të ardhshëm në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe të pedagogjisë, është edhe mbështetja dhe promovimi i përsosmërisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe shërbim ndaj komunitetit nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale.
Vizioni
Departamenti i Shkencave të Edukimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve me anë të gërshetimit në kurrikul dhe në metodologji të mendimit teorik dhe kritik me praktikën në institucione të ndryshme në vendin tonë dhe jashtë trojeve të Shqipërisë.
Me kontributin e tij në fushën e Shkencave të Edukimit, departamenti do të synojë arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentët duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës, të ndjehen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale, dhe të formësohen si qytetarë të denjë të një shoqërie globale dhe dinamike.
Anëtarët e Këshillit të Departamentit:
Nr. | Titulli/ grada | Emër | Mbiemër | |
1 | Dr. | Ana | Uka | auka@beder.edu.al |
2 | Prof.Asoc.Dr. | Tidita | Abdurrahmani | tabdurrahmani@beder.edu.al |
3 | Dr. | Jonida | Tirana | jtirana@beder.edu.al |
4 | Dr. | Irena | Shehu | ishehu@beder.edu.al |
5 | MSc. | Erilda | Ajaz | eajaz@beder.edu.al |
6 | MSc. | Eduina | Maksuti | emaksuti@beder.edu.al |
7 | MSc. | Klevis | Topi | ktopi@beder.edu.al |
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | PSY 101 | Hyrje në Psikologji | English | A | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
2 | PRD 111 | Arti, Muzika dhe Loja I (Arsim Parashkollor) | Albanian, English | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
3 | EFL 103 | Anglisht e Avancuar I | English | E | 80 | 45 | 5.00 | 5 |
4 | ELL 115 | Aftësi Komunikimi I | English | C | 48 | 53 | 3.00 | 4 |
5 | CMP 141 | Sisteme të Informimit dhe Komunikimit | Albanian | E | 64 | 70 | 3.50 | 5 |
6 | Elective | D | 0 | 0 | - | |||
7 | Albanian Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 304 | 306 | 18 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | EFL 104 | Anglisht e Avancuar II | English | C | 80 | 40 | 5.00 | 5 |
2 | ELL 102 | Shkrim Akademik | English | A | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
3 | PRD 112 | Arti, Muzika dhe Loja II (Arsim Fillor) | Albanian, English | B | 48 | 78 | 3.00 | 5 |
4 | EDU 104 | Hyrje ne Pedagogji | Albanian, English | A | 64 | 32 | 3.50 | 4 |
5 | PSD 102 | Sociologji e Edukimit | English | B | 64 | 34 | 3.50 | 4 |
6 | PRD 102 | Parimet e Mësimdhënies dhe të Mësuarit | English | A | 48 | 44 | 3.00 | 4 |
7 | Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 352 | 305 | 21 | 30 |
Semestri3 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | EDU 213 | Menaxhimi i Klasës | English | B | 48 | 70 | 3.00 | 5 |
2 | PRD 213 | Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I | English | B | 64 | 59 | 3.50 | 5 |
3 | PRD 223 | Planifikimi dhe Vlerësimi I (Arsim Parashkollor) | English, Turkish | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
4 | PRD 215 | Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Profili Arsim Parashkollor) | Albanian, English | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
5 | PRD 217 | Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Arsim Fillor) | Albanian, English | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
6 | Albanian Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 256 | 360 | 15.5 | 30 |
Semestri4 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | PRD 216 | Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit II (Arsim Parashkollor) | Albanian, English | B | 48 | 72 | 3.00 | 5 |
2 | PRD 218 | Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit II (Arsim Fillor) | English | B | 64 | 61 | 3.50 | 5 |
3 | PRD 220 | Drejtshkrim dhe Shkrim Shkollor | Albanian, English | B | 48 | 68 | 3.00 | 5 |
4 | PRD 224 | Planifikimi dhe Vlerësimi II (Arsim Fillor) | Albanian, English | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
5 | PRD 214 | Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta II (Arsim Fillor) | English | B | 48 | 67 | 3.00 | 5 |
6 | Albanian Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 256 | 345 | 15.5 | 30 |
Semestri5 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | PSD 301 | Filozofia dhe Teoria e Edukimit | English | A | 48 | 78 | 3.00 | 5 |
2 | PRD 311 | Mësimdhenia e Matematikës | Albanian, English | A | 48 | 78 | 3.00 | 5 |
3 | PRD 313 | Mësimdhënia e Shkencave dhe Edukates Shoqerore | Albanian, English | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
4 | PRD 315 | Mësimdhënia e Shkencave Natyrore | English | B | 48 | 82 | 3.00 | 5 |
5 | PRD 321 | Mësimdhënia Figurative | Albanian, English | B | 48 | 77 | 3.00 | 5 |
6 | Albanian Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 240 | 392 | 15 | 30 |
Semestri6 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | PRD 314 | Edukimi Fizik dhe Sportet ne Arsimin Parashkollor dhe Fillor | Albanian, English | B | 48 | 57 | 3.00 | 4 |
2 | PRD 318 | Anatomi Bazë dhe Higjena në Arsimin Fillor | English | C | 64 | 35 | 3.50 | 4 |
3 | PRD 322 | Punimi i Diplomës | Albanian, English | F | 128 | 97 | 5.00 | 9 |
4 | PRD 320 | Praktikë Profesionale | Albanian, English | E | 144 | 81 | 5.00 | 9 |
5 | Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 384 | 270 | 16.5 | 30 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)