Rreth Departamentit

 
Përgjegjëse e Departamentit
 
Dr. Ana Uka auka@beder.edu.al
 
E-maili i Departamentit
 
phed@beder.edu.al
 
Departamenti i Shkencave të Edukimit është pjesë përbërëse e Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit. Në përputhje me ligjin "Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Departamenti i Shkencave të Edukimit operon si njësi bazë mësimore –kërkimore që përfshin  fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të edukimit. 
Ky departament përfshin dy programe studimi të ciklit të parë Bachelor: Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe Bachelor në Arsimin Parashkollor dhe Fillor, si dhe dy programe të ciklit të dytë të studimeve: Master Shkencor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe Master Shkencor në Menaxhim Arsimor, Planifikim dhe Zhvillim të Kurrikulës. 
 
Mësimdhënia në të gjitha programet e studimit zhvillohet në gjuhën angleze duke u ofruar mundësi studentëve për zhvillimin e karrierës akademike dhe profesionale, pas diplomimit dhe duke krijuar më shumë fleksibilitet dhe hapësira për transferimin e studimeve të tyre në programe paralele apo të ngjashme të universiteteve perëndimore e më gjerë. 
 
Programi Bachelor në Arsim Parashkollor dhe Fillor mundëson arsim dhe edukim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në mësuesi, në ciklin parashkollor dhe fillor, si dhe ndjehen të motivuar të thellojnë më tej karrierën e tyre si kërkues dhe kontribues shkencorë në fushën e pedagogjisë. 
 
Programi Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji dhe më tej Masteri Shkencor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji është projektuar t’u ofrojë studentëve një formim intelektual dhe profesional të aplikuar në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe  të pedagogjisë. I veçantë në llojin e tij në mesin e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, programi i pajis studentët me njohuri teorike dhe kritike në fushën e shkencave psikologjike, këshillimit dhe pedagogjike dhe i  përgatit ata të aplikojnë parimet e psikologjisë së këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve dhe për të qenë kontributorë të denjë në shërbimin psikologjik në shkolla. 
 
Misioni 
 
Misioni i Departamentit të Shkencave të Edukimit është të sigurojë arsimim me cilësi të lartë, për të përgatitur (në  nivel Bachelor dhe Master) studentë të cilët kontribuojnë në mënyrë konstruktive për çështjet arsimore, kulturore dhe sociale në një kontekst lokal dhe europian. Pjesë dhe vlerë e shtuar e misionit të departamentit, krahas edukimit të individëve të kualifikuar, të mësuesve dhe të profesionistëve të ardhshëm në fushën e psikologjisë së këshillimit dhe të pedagogjisë, është edhe mbështetja dhe promovimi i përsosmërisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe shërbim ndaj komunitetit nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale. 
 
Vizioni
 
Departamenti i Shkencave të Edukimit do të sjellë risi  në mënyrën e aftësimit dhe të përgatitjes së studentëve me anë të gërshetimit në kurrikul dhe në metodologji të mendimit teorik dhe kritik me praktikën në institucione të ndryshme në vendin tonë dhe jashtë trojeve të Shqipërisë. 
Me kontributin e tij në fushën e Shkencave të Edukimit, departamenti do të synojë arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për studentët duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës, të ndjehen të përmbushur nga ana personale dhe profesionale, dhe të formësohen si qytetarë të  denjë të një shoqërie globale dhe dinamike. 
 

Anëtarët e Këshillit të Departamentit:

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Ana Uka auka@beder.edu.al
2 Prof.Asoc.Dr. Tidita Abdurrahmani tabdurrahmani@beder.edu.al
3 Dr. Jonida Tirana jtirana@beder.edu.al
4 Dr. Irena Shehu ishehu@beder.edu.al
5 MSc. Erilda Ajaz eajaz@beder.edu.al
6 MSc. Eduina Maksuti emaksuti@beder.edu.al
7 MSc.  Klevis Topi ktopi@beder.edu.al

 

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PSY 101 Hyrje në Psikologji English A 64 61 3.50 5
2 PRD 111 Arti, Muzika dhe Loja I (Arsim Parashkollor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
3 EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 45 5.00 5
4 ELL 115 Aftësi Komunikimi I English C 48 53 3.00 4
5 CMP 141 Sisteme të Informimit dhe Komunikimit Albanian E 64 70 3.50 5
6 English Elective English D 0 0 3.00 5
7 Albanian Elective Albanian, English D 0 0 3.00 5
Gjithsej 304 306 24 34

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 40 5.00 5
2 ELL 102 Shkrim Akademik English A 48 77 3.00 5
3 PRD 112 Arti, Muzika dhe Loja II (Arsim Fillor) Albanian, English B 48 78 3.00 5
4 EDU 104 Hyrje ne Pedagogji Albanian, English A 64 32 3.50 4
5 PSD 102 Sociologji e Edukimit English B 64 34 3.50 4
6 PRD 102 Parimet e Mësimdhënies dhe të Mësuarit English A 48 44 3.00 4
7 English Elective English D 0 0 3.00 5
Gjithsej 352 305 24 32

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 EDU 213 Menaxhimi i Klasës English B 48 70 3.00 5
2 PRD 213 Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta I English B 64 59 3.50 5
3 PRD 223 Planifikimi dhe Vlerësimi I (Arsim Parashkollor) English, Turkish B 48 77 3.00 5
4 PRD 215 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Profili Arsim Parashkollor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
5 PRD 217 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit I (Arsim Fillor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective Albanian, English D 0 0 3.00 5
Gjithsej 256 360 18.5 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PRD 216 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit II (Arsim Parashkollor) Albanian, English B 48 72 3.00 5
2 PRD 218 Zhvillimi i Gjuhës dhe i Shkrim Leximit II (Arsim Fillor) English B 64 61 3.50 5
3 PRD 220 Drejtshkrim dhe Shkrim Shkollor Albanian, English B 48 68 3.00 5
4 PRD 224 Planifikimi dhe Vlerësimi II (Arsim Fillor) Albanian, English B 48 77 3.00 5
5 PRD 214 Edukimi i Nxënësve me Nevoja të Veçanta II (Arsim Fillor) English B 48 67 3.00 5
6 Albanian Elective Albanian, English D 0 0 3.00 5
Gjithsej 256 345 18.5 30

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PSD 301 Filozofia dhe Teoria e Edukimit English A 48 78 3.00 5
2 PRD 311 Mësimdhenia e Matematikës Albanian, English A 48 78 3.00 5
3 PRD 313 Mësimdhënia e Shkencave dhe Edukates Shoqerore Albanian, English B 48 77 3.00 5
4 PRD 315 Mësimdhënia e Shkencave Natyrore English B 48 82 3.00 5
5 PRD 321 Mësimdhënia Figurative Albanian, English B 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective Albanian, English D 0 0 3.00 5
Gjithsej 240 392 18 30

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 PRD 314 Edukimi Fizik dhe Sportet ne Arsimin Parashkollor dhe Fillor Albanian, English B 48 57 3.00 4
2 PRD 318 Anatomi Bazë dhe Higjena në Arsimin Fillor English C 64 35 3.50 4
3 PRD 322 Punimi i Diplomës Albanian, English F 128 97 5.00 9
4 PRD 320 Praktikë Profesionale Albanian, English E 144 81 5.00 9
5 English Elective English D 0 0 3.00 5
Gjithsej 384 270 19.5 31

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
PRD 317 Mësimdhënia në Klasat e Integruara Albanian, English D 48 77 3.00 5
PRD 319 Familja dhe te Drejtat e Femijeve English D 48 77 3.00 5
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 40 5.00 5
HST 101 Historia e Shqipërisë Albanian B 48 52 3.00 4
ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian C 64 62 4.00 5
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian B 64 64 4.00 5
ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian B 64 62 4.00 5
ELL 116 Aftësi Komunikimi II English B 48 52 3.00 4
PSD 201 Metodat Kërkimore në Shkencat Sociale English A 48 77 3.00 5
PSD 209 Vëzhgim në Shkollë English B 48 77 3.00 5
PRD 211 Kurrikula Multikulturore English D 48 77 3.00 5
PSD 204 Psikologjia Sociale English A 48 77 3.00 5
PRD 212 Sistemi i Edukimit dhe Menaxhimi i Shkollës në Shqipëri Albanian D 48 77 3.00 5
PRD 222 Teoritë e Zhvillimit të Fëmijëve English D 48 77 3.00 5
PSD 315 Psikologjia Morale English B 48 78 3.00 5
EDU 102 Psikologji e Edukimit English A 48 67 3.00 5
PSD 314 Dinamikat e Grupit dhe Këshillimi English B 64 36 3.50 4
PSD 316 Komunikimi në Familje English D 64 58 3.50 5
PRD 226 Drama dhe Aplikimi i Animacioneve English D 64 61 3.50 5
PRD 316 Përfshirja e Prindërve në Arsimin Parashkollor dhe Fillor English D 64 36 3.50 4
PRD 323 Letërsi për Fëmijë English D 48 77 3.00 5
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian C 64 64 4.00 5
AFL 101 Gjuhë Shqipe për të Huajt I Albanian D 48 82 3.00 5
AFL 102 Gjuhë Shqipe për të Huajt II Albanian D 48 78 3.00 5
SOC 111 Hyrje në Sociologji Albanian C 48 109 3.00 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)