Emri i Lëndës : Planifikimi dhe Vlerësimi II (Arsim Fillor)
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
PRD 224-1 B 4 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian, English
Niveli i lëndës
Përshkrimi Qëllimi i kësaj lënde është që tu japë informacion të rriturve, fëmijëve dhe familjeve të tyre për të mësuarin dhe zhvillimin e fëmijëve duke i ofruar programe. Vlerësimi i zhvillimit dhe të mësuarit të fëmijëve përfshin vëzhgimin inteligjent të fëmijëve nga mësues me përvojë dhe njohuri me qëllim përmirësimin e programit. Vlerësimi kryhet minutë pas minute ndërkohë që të rriturit dëgjojnë, shikojnë, dhe ndërveprojnë me një fëmijë apo me grupe fëmijësh. Këto vëzhgime të vazhdueshme na sigurojnë informacionin bazë për një vlerësim më të thellë që është pjesë integrale e marrjes së vendimeve për përmbushjen e nevojave të fëmijëve.
Objektivat Planifikimi, masat dhe vlerësimi mund të na japin katër lloje informatash për: fëmijët, prindërit, mësuesit, dhe programet. Lënda në tërësi paraqet strategji kryesore se si të planifikojmë, të masim dhe të vlerësojmë: 1. Identifikimi i fëmijëve që mund të kenë nevojë për shërbime të specializuara. 2. Planifikimi i mësimeve për individët dhe grupet e fëmijëve. 3. Përcaktimi i përmirësimit të programit dhe nevojat e zhvillimit të stafit. 4. Vlerësimi se si një program po realizon qëllimet tek fëmijët.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Koncepte të përgjithshme të lidhura me matjen dhe vlerësimin.
2Koncepte të lidhura me matjen dhe vlerësimin në arsimin fillor.
3Vlerësimi diagnostifikues dhe zbatimi i tij në arsimin fillor
4Vlerësimi formues dhe zbatimi i kësaj forme në arsimin fillor
5Vlerësimi përmbledhës dhe edukimi në nivelin e arsimit fillor
6Vlerësimi me portofol dhe vlerësimi i performancës në arsimin fillor
7Vlerësimi për aftësitë matematikore i aplikuar në arsimin fillor
8Provim i ndërmjetëm
9Vlerësimi për aftësitë gjuhësore dhe letrare i aplikuar në arsimin fillor
10Vlerësimi për formimin e nxënësve në disiplinat shoqërore në arsimin fillor
11Vlerësimi për formimin e nxënësve në disiplinat shkencore në arsimin fillor
12Artet vizuale dhe dramatike dhe vlerësimi i tyre në arsimin fillor.
13Planifikimi i vlerësimit , mbledhja e informacionit , analiza e të dhënave dhe raportimi i rezultateve të vlerësimit
14Statistikat mbi zhvillimin dhe aplikimi i tyre në vlerësim
15Kërkime të thelluara të zbatuara në lidhje me vlerësimin në institucionet arsimore.
16Provimi Final.
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera Leksione, diskutime, pyetje dhe përgjigje, punë grupi, demostrime, ushtrime-prakikë, zgjidhjen e problemve.
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë mbi rëndësinë e matjes dhe vlerësimit në veprimtaritë e mësimdhënies dhe të nxënies në arsimin fillor dhe të zbatojnë teknikat e reja të përvetësuara në kontekstin e ciklit fillor.
2Studentët do të jenë në gjendje të dallojnë teknikat e vlerësimit për nga efektshmëria e zbatimit të tyre në klasë përpara, gjatë, apo pas procesit të mësimdhënies dhe nxënies
3Studentët do të jenë në gjendje të kryejnë kërkime të zbatuara të thelluara mbi vlerësimin në disiplina të ndryshme në arsimin fillor
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale135
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 115
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 000
Gjysmë finale 11616
Provimi final 11919
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 125
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)