Emri i Lëndës : Planifikimi dhe Vlerësimi I (Arsim Parashkollor)
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
PRD 223-1 B 3 3 0 0 3.00 5
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit English, Turkish
Niveli i lëndës
Përshkrimi Ky kurs ka për qëllim të:  krahasojë në mënyrë kritike vlerën, qëllimin dhe përdorimin e vëzhgimeve formale dhe joformale dhe strategjive të vlerësimit dhe implikimet etike , kulturore dhe sociale të tyre në fëmijërinë e hershme .  aftësojë studentët të përshkruajnë dhe vlerësojnë karakteristikat , anët e forta dhe kufizimet e mjeteve vlerësuese të përbashkëta dhe karakteristikat e aspekteve zhvillimore kulturore dhe gjuhësore të fëmijërisë së hershme.  demonstrojë metodat sistematike të vëzhgimit, të ofrojë të dhëna për të analizuar ndikimin e mjedisit nëvlerësim, dhe ndikimin e bashkëveprimit prind- shkollë- nxënës dhe të kurrikulës në të gjitha fushat e mësimdhënies në fëmijërinë e hershme.  Të vërë theksin mbi vlerën e partneritetit me familjet dhe profesionistët e tjerë në shfrytëzimin dhe interpretimin e të dhënave vëzhgimore.  Të paraqesë integrimin e veprimtarive që lidhen me vlerësimin me bazë lojën me mjedisin, kurrikulën dhe përkujdesjen për fëmijët me zhvillim normal dhe ato me aftësi të kufizuara.
Objektivat Përmbajtja akademike e këtij kursi përqendrohet mbi përdorimin e duhur të vlerësimit dhe strategjive të vëzhgimit për të dokumentuar rritjen, zhvillimin, lojën dhe të mësuarit e fëmijëve në arsimin parashkollor dhe për të harmonizuar punën me familjet dhe profesionistët në promovimin e suksesit të fëmijëve. Në kurs shqyrtohen strategji si regjistrimi i të dhënave, sistemet e vlerësimit, portofoli, dhe mjetet e vlerësimit. Ky kurs trajton teorinë e vlerësimit dhe planifikimit për arsimin parashkollor në klasë, jep ilustrime të praktikave të përshtatshme për mësuesit e ardhshëm dhe diskuton tendencat aktuale dhe metodologjitë aktuale të mësimdhënies në arsimin parashkollor. Vlerësimi konsiderohet si një pjesë integrale e procesit të mësimdhënies dhe të të mësuarit, por vëmendje e vecantë i kushtohet edhe vlerësimit gjithëpërfshirës duke adresuar çështje të tilla si ndjeshmëria kulturore, bashkëpunimi prind- mësues-nxënës, përshtatja e praktikave gjithëpërfshirëse të vlerësimit me mjediset ku ky proces zhvillohet. Tematika të trajtuara në këtë kurs përfshijnë testimet me bazë standardet dhe testimet me bazë rezultatet e të nxënit, testimet e niveleve të larta,rregullimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me vlerësimin si dhe përfshirja e teknologjisë përkatëse në procesin e vlerësimit.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Hyrje në teoritë dhe teknikat e vlerësimit: • Njohja e studentëve me kursin • Prezantimi i silabusit të lëndës • Konsultime me studentët
2Ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës vlerësimi nga lindja përgjatë të gjithë arsimit parashkollor
3Zhvillimi i partneritetit familje, shkollë, profesionistë në vlerësim
4Vëzhgimi si metodë bazë për sistemin e vlerësimit
5Të përdorësh sistemet themelore të matjes
6Testimi. •të përdorësh masën e duhur për vlerësimin e njohurive
7Përdorimi i strategjive alternative të vlerësimit. • Mbajtja e shënimeve, raportimi dhe bashkëpunimi me familjen dhe të tjerët për vlerësimin në arsimin parashkollor
8Provim i Gjysmefinal
9Vlerësimi, dhe studimi i etapave të zhvillimit të fëmijëve
10Çështje të veçanta për vlerësimin në fëmijërinë e hershme
11Çështje dhe tematika të vlerësimit në arsimin parashkollor
12Vlerësimi sipas niveleve të mësimdhënies • vlerësimi zyrtar dhe jo-zyrtar • vlerësimi bazuar në rezultatet e të nxënit • vlerësimi bazuar në standarde • hartimi i listave të kontrollit bazuar në standardet kombëtare • përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara
13Përfshirja e fëmijëve në mbledhjen e të dhënave të portofolit
14Vlerësimi dhe mësimdhënia e bazuar në standarde
15Vlerësimi i arritjeve
16Provimi Final.
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1krahasojnë në mënyrë kritike vlerën, qëllimin dhe përdorimin e vëzhgimit formal dhe joformal , të njohin strategjitë e vlerësimit dhe implikimet etike kulturore dhe sociale të këtyre strategjive në mjedisin e fëmijërisë së hershme,
2përshkruajnë dhe vlerësojnë karakteristikat, anët e forta dhe kufizimet e instrumenteve të vlerësimit në përputhje me karakteristikat zhvillimore, kulturore dhe gjuhësore të fëmijëve në fëmijërinë e hershme
3të njohin më nga afër dhe të kontribuojnë në fuqizimin e partneritetit me familjet dhe profesionistët e tjerë në shfrytëzimin dhe interpretimin e të dhënave vëzhgimore si orientim strategjitë e mësimdhënies
4të integrojnë aktivitetet që lidhen me vlerësimin brenda mjediseve të lojës, kurrikulave dhe rutinave të kujdesit për fëmijët me zhvillim normal dhe ato me aftësi të kufizuara
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale125
Kuize00
Projekte220
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final55
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final45
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14342
Detyra 2714
Gjysmë finale 166
Provimi final 188
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 118
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 4.72
ECTS 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)