Educational Workshop Series . Marlise Sanchez Torres "How to Develop a Culture of I Can In your classroom"

Marlise Sanchez Torres, specialiste në fushën e edukimit, mbajti seminarin e parë me studentët e Departamentit të Shkencave të Edukimit në kuadër të ciklit të seminareve që do të zhvillohen si projekt në zhvillimin profesional të studentëve.

E specializuar në vende të ndryshme të botës si Kosta Rika dhe Japonia znj Torres njohu studentët me mënyrën e injektimit të kulturës “Unë mundem” në një klasë shkollore.

Seminari u fokusua në shpjegimin e teknikave që ndihmojnë një mësues në ndërtimin e vetëvlerësimit në personalitetin e fëmijës gjatë procesit të mësimdhënies. Mësuesi duhet të ketë parasysh që në themel të edukimit të fëmijës duhet të qëndrojë optimizmi e dëshira për të vazhduar përpara dhe për të mos u dekurajuar pavarësisht gabimeve apo sfidave që ata përballen.

Sipas zj. Torres disa nga teknikat më influente gjatë mësimdhënies janë: Formimi i një mjedisi miqësor në klasë ku gabimet janë të pranuara dhe prej tyre mund të mësohet, nxitja e kuriozitetit tek fëmijët duke i’u dhënë liri zgjedhjeje në tema që u interesojnë atyre, fëmijëve tu jepet mundësi për tu shprehur e cila do të zhvillonte aftësinë për të e diskutuar, angazhimi edhe prinderërve në kurrikulën mësimore, lidhja e temave të mësimit me eksperiencë nga jeta e përditshme etj.

Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje të cilat çuan në diskutime të gjata midis zj. Torres dhe studentëve të shkencave të edukimit në Univeristetin Bedër.

 

Foto Gallery 

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1033926429955335.1073741958.270663142948338&type=1