Me rastin e festës ndërkombëtare të gruas “8 Marsin”, anëtarët e klubit studentor “Psikologët e rinj” vizituan burgun e grave I.E.V.P. Ali Demi Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite ishte dhurimi i disa materialeve si psh. ditare, stilolapsa, abetare dhe lexime për gratë e burgut. Gjatë kësaj vizitë anëtarët e klubit u njohën me mënyrën sesi funksionon ky institucion dhe aktivitetet që zhvillohen për to. Në bisedim e sipër me drejtoreshën e burgut znj. Zoje Jakaj u morën në konsideratë edhe bashkëpunime të mëtejshme me klubin studentor “Psikologët e Rinj” pranë Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër.